PINK Kuvendi te ndale diskriminimin ndaj transgjinoreve e homoseksualeve
Tirane 2 dhjetor NOA - Ambasada PINK qe lufton per te mbrojtur te drejtat e lezbikeve homoseksualeve biseksualeve transgjinoreve i beri thirrje sot Kuvendit te Shqiperise ti jape fund diskriminimit te komunitetit LGBt ne Shqiperi.
Ne nje deklarate per mediat kjo ambasade akuzoi Komisionin Parlamentar te Punes eshtjeve Sociale dhe Shendetesise se ka konsumuar ne menyre te hapur nje rast te paster diskriminimi ndaj komunitetit LGBT ne Shqiperi.
Ambasada Pink informoi se i kishte derguar Komisionit Parlamentar per Punen
eshtjet Sociale dhe Shendetesine nje kerkese zyrtare ku kerkohej organizimi prane ketij komisioni i nje seance te hapur degjimore ne lidhje me situaten e personave te prekur nga HIV/AIDS ne Shqiperi perfshire edhe komunitetin LGBT ne vend.
Sipas PINK ajo bashke me disa organizata kishin rene dakort qe te zhvillonin bashkarisht nje fushate te perbashket per te luftuar HIV/AIDS sidomos diskriminimin me te cilin ndeshen cdo dite personat qe jetojne me HIV/AIDS.
Gjate gjithe kesaj kohe ne kemi qene ne pritje te marrjes se pergjigjes zyrtare nga ana e Komisionit e cila deri me sot ende nuk ka ardhur. Nderkohe ne date 1 Dhjetor Komisioni Parlamentar per Punen eshtjet Sociale dhe Shendetesine ka organizuar kete seance degjimore e cila nuk ishte as e hapur dhe as transparente. Seanca degjimore ndonese ishte kerkuar nga LGBT PRO / Ambasada Pink u zhvillua ne nje menyre
sekrete pa njoftuar ne asnje moment as kerkuesit e saj tamam si mbledhjet e celulave komuniste te kohes se Enver Hoxhes shkruan me tej ambasada Pink.
Nisur nga ndodhia ne fjale PINK kerkon qe raste te tilla te mos
ndodhin me ne Kuvendin e te gjithe shqiptareve pasi sipas tyre integrim europian eshte edhe pranim i te ndryshmeve ne shoqeri.
Ne kete aspekt ne i kerkojme publikisht te dyja grupeve parlamentare me te medha ne kuvend Partise Demokratike dhe Partise Socialiste qe te bejne nje analize serioze te kesaj ngjarjeje dhe te udhezojne te gjithe deputetet e tyre ne komisione qe Ligji Kunder Diskriminimit nuk ishte vetem per tu miratuar nga deputetet por duhet te jene ata te paret qe duhet ta zbatojne ate thuhet me tej ne deklaraten e PINK.
LGBT PRO dhe Ambasada Pink i kujton te gjithe deputeteve se ne muajin Shkurt te ketij viti ishin ata votuan ne menyre unanime per miratimin e Ligjit per Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili ishte nje nga kerkesat baze qe beri te mundur udhetimin e te gjithe
shqiptareve pa viza ne Europe.
Ambasada PINK sqaron se e ka dokumentuar ne menyre profesionale dhe objektive kete
rast diskriminimi dhe do ta beje ate publik jo vetem ne median shqiptare por edhe ne
ate nderkombetare ne menyre qe te gjithe te ndergjegjesohen se te drejtat e njeriut jane parime dhe vlera qe sduhen shkelur nga askush.
mit/NOA