Indeksimi i pensioneve nis zbatimi i skemes se re
Hyn ne fuqi skema e re e indeksimit te pensioneve. Pas vendimit te qeverise qe eshte dhene me 21 tetor te ketij viti zyrtarisht qe prej dy ditesh ka nisur zbatimi i tij duke percaktuar aspektet e rritjes se pensioneve sipas indekseve ne vite te miratuara nga Keshilli i Ministrave. Me nisjen e zbatimit te vendimit Per percaktimin e koeficienteve te indeksimit te bazes se vleresimit vjetor individual per llogaritjen fillestare te pensioneve do te perfitojne te gjithe ata persona qe dalin ne pension qe prej 1 janarit te vitit 2010 dhe ne vazhdim.
Vendimi
Me 21 tetor te ketij viti Keshilli i Ministrave mori vendimin per percaktimin e koeficienteve te indeksimit te bazes se vleresimit sipas viteve ku ne vitin 2009 koeficienti eshte 1.00 pa ndonje rritje ne shumen e parave qe marrin pensionistet. Por skema nis qe nga viti 1994 dhe vitet 2004 dhe 2007 mbeten me indekset me te larta. Per me shume shih tabelen. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi jane vetem per pensionet qe caktohen me date fillimi nga 1.1.2010 dhe perballohen nga buxheti i vitit 2010 miratuar per Institutin e Sigurimeve Shoqerore - thuhet ne vendimin e Keshillit te Ministrave. Tashme shfuqizohet edhe vendimi Nr. 642 date 11.6.2009 i Keshillit te Ministrave Per percaktimin e koeficienteve te
indeksimit te bazes se vleresimit vjetor individual per llogaritjen fillestare te pensioneve shfuqizohet. Qe prej dates 26 nentor date kur u publikua vendimi ne Fletoren Zyrtare nis edhe skema e re e llogaritjes se pensioneve me koeficientet e rinj te indeksimit.
Llogaritja
Ali Jemini nendrejtor i Pergjithshem i Institutit te Sigurimeve Shoqerore ISSH ka shpjeguar perfitimet sipas koeficientit te indeksimit masen e rritjes se pensionit dhe metodiken e llogaritjes. Metodika e llogaritjes se ketij koeficienti percaktohet nga paga vjetore individuale e cila indeksohet me koeficientin qe llogaritet si raport i kontributit mesatar per cdo person te siguruar te mbledhur ne vitin e fundit kalendarik kundrejt te njejtit tregues te vitit pararendes. Llogaritja e koeficientit te indeksimit per vitin 2009 eshte bere mbi bazen e te ardhurave nga kontributet te evidentuara sipas bilanceve financiare te viteve 2009 dhe 2008 dhe mbi bazen e te dhenave statistikore te numrit te personave qe kane kontribuar sipas viteve ndersa per personat e vetepunesuar ne bujqesi jane marre ne konsiderate vetem kontributet dhe personat qe kane kontribuuar per vitin 2009. Ne baze te llogaritjeve rezulton se kontributi mesatar vjetor per nje kontribuues ne vitin 2009 eshte 97 280 leke ndaj 93 062 leke qe ishte ne vitin 2008 pra me nje rritje prej 4. Ne keto kushte per efekte kalkulimi fillestar te pensionit koeficienti i indeksimit rivleresimit te pagave mbi te cilat jane paguar kontribute propozohet te jete 4.
INDEKSIMI SIPAS VITEVE
Per vitin 2009 1.00
Per vitin 2008 1.04
Per vitin 2007 1.11
Per vitin 2006 1.04
Per vitin 2005 1.02
Per vitin 2004 1.12
Per vitin 2003 1.10
Per vitin 2002 1.09
Per vitin 200l 1.14
Per vitin 2000 1.07
Per vitin 1999 1.09
Per vitin 1998 1.05
Per vitin 1997 1.22
Per vitin 1996 1.09
Per vitin 1995 1.37
Per vitin 1994 1.32
RASTI
Shembull per indeksimin e koeficienteve te pensioneve
Kur nje pensionist ka 35 vite pune kontribute gjithashtu dhe merr nje pension nga shteti rreth 10 690 leke koeficienti llogaritet plus 35 te pages qe eshte paguar per kontribute. Nese ne vitin 1994 paga ishte 600 leke kjo page vleresohet ne baze te indeksimit i cili ne kete rast eshte 32 mije leke. Pra koeficienti rimburson pagen mbi te cilen derdh kontributin. Duke pasur parasysh koeficientin e llogaritur si me siper per te gjithe personat qe kane dale dhe do te dalin ne pension nga 1.1.2010 e ne vazhdim pagat mbi te cilat jane derdhur kontributet nga 1.1.1994 dhe deri ne momentin e lenies se punes si dhe pagat referuese qe i perkasin periudhes se sigurimit para dates 1.1.1994 do te rivleresohen radhazi duke u shumezuar edhe me koeficientin e vitit 2009.
Skema e re per pensionet
Skema e pensioneve pritet te ndryshoje se shpejti. Ekspertet e Ministrise se Financave dhe te Sigurimeve Shoqerore kane perfunduar draftin e ri per ndryshimin e bazes se perfitimit per pensionet. Sipas ketij drafti diferenca midis pensionit minimal dhe atij maksimal do te rritet me nje pension minimal. Aktualisht pensioni maksimal i pleqerise perbehet nga dy pensione minimale por pas miratimit te draftit te ri pageses se ketij perfitimi do ti shtohet edhe shuma e nje pensioni minimal. Sipas kalkulimeve paraprake rritja e shkalles se perfitimit nga dy pensione minimale ne tre pensione minimale do te preke jo vetem perfituesit me te rinj qe do te behen pjese e skemes se pensioneve por edhe te gjithe pensionistet qe jane midis dy ekstremeve te perfitimit pensionit minimal dhe atij maksimal. Sipas ligjit te Sigurimeve Shoqerore pensioni maksimal me ligj eshte sa dy pensione minimale pavaresisht se sa para paguan per sigurimet shoqerore.
TRI SHTYLLAT E SKEMES SE PENSIONEVE
1. Shtylla zero eshte per te moshuarit pavaresisht nese ata kontribuojne apo jo. Ne disa vende kjo shtylle aplikohet vetem per te moshuarit e varfer dhe ne disa te tjera per te gjithe te moshuarit mbi nje moshe te caktuar. Qellimi i kesaj kolone eshte te ofroje nje nivel te ardhurash baze per te gjithe te moshuarit.
2. Shtylla e pare eshte sistemi i pensioneve me kontribut qe aktualisht ekziston ne Shqiperi. Ky eshte nje sistem publik i bazuar ne solidaritet por ku pensioni varet nga vitet dhe niveli i kontributit.
3. Shtylla e dyte ka hyre ne disa vende si nje sistem kursimesh ku punonjesve dhe punedhenesve u kerkohet te vendosin nje perqindje te pages ne llogari te specializuara kursimesh te cilat pastaj investohen. Pasi del ne pension punonjesi perfiton kontributin dhe interesat e krijuara nga ky sistem. Kjo shtylle mund te menaxhohet ne menyre publike apo private dhe nuk mbeshtetet ne sistemin e solidaritetit.
4. Shtylla e trete eshte e ngjashme me shtyllen e dyte por punonjesit dhe punedhenesit mund te bejne vullnetarisht kontribute shtese ne menyre qe te rrisin nivelin e pensionit te tyre te ardhshem. Sistemi aktual i pensioneve ne Shqiperi fokusohet kryesisht ne reduktimin e varferise dhe ka nje strukture te ngjeshur te perfitimeve te pensionit ne krahasim me gamen e gjere te kontributeve te paguara ne sistem.
2 Dhjetor 2010