PL kërkon çregjistrimin e kandidatit të PS për Kuçovën, Kreshnik Hajdari

Partia e Lirisë i kërkon Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve çregjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Kërkesa është depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga Partia e Lirisë dhe koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.
Kjo vjen pas daljes në media të një dënimi që zoti Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Në kërkesë është bashkangjitur dhe vendimi i gjykatës së Janinës që e dënonme 4 muaj burg për hyrje të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Partia e Lirisë kërkon që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.
Ajo ka dorëzuar kërkesën dhe në Prokurorinë e Përgjithshme për të nisur hetim penal ndaj zotit Kreshnik Hajdari për fshehje të të dhënave.
Kreshnik Hajdari u rikandidua nga PS për bashkinë e Kuçovës për zgjedhjet e 14 majit.
PL kërkon çregjistrimin e kandidatit të PS për Kuçovën, Kreshnik Hajdari by Rtsh Faqe on Scribd
/rtsh.al/