PLL PS sabotim me cdo mjet zgjedhjeve
Tirane 5 shkurt 2011/ Ervin Tirana 8211 Ne funksion te zgjedhjeve per pushtetin vendor te 8 majit Kryesia e Partise Levizja e Legalitetit zhvilloi sot kete mbledhje te perbashket me kryetaret e degeve te saj ne rrethe.
PLL mendon se zgjedhjet e 8 majit duhet te jene ne agjenden e dites se te gjitha forcave politike.
Nderkohe qe kane mbetur vetem 3 muaj Partia Socialiste po perpiqet me te gjitha menyrat per sabotimin e tyre veprim ky qe eshte kundervenie e hapur ndaj ligjit dhe interesave te qytetareve anembane vendit te cilet presin ushtrimin e vullnetit te tyre per freskimin e organeve te qeverisjes vendore.
Permes politikes se konfliktit dhe dhunes PS po cenon sigurine dhe jeten e qytetareve. Po demton imazhin nderkombetar te vendit i cili pas anetaresimit ne NATO dhe heqjes se regjimit te vizave per qytetaret shqiptare arriti majat me te larta. Partia Socialiste ben krim politik ne rast se mendon dhe vepron sikur Shqiperia te ishte ne vitin 1924 ne vitin 1945 apo ne 1997 8211 vlereson PLL.
Kurse thote se PS gabon nese mendon se Shqiperia eshte ne Afrike dhe shtron pyetjen Valle a eshte rastesi qe Dick Marty Nicholas Gage dhe PS po i kundervihen ne te njejten kohe Shqiperise dhe kombit shqiptar
Krahas ndjekjes me vemendje te plote te situates politike PLL thote se po punon seriozisht per zgjedhjet vendore te 8 majit. Objektiv i saj kryesor ne keto zgjedhje eshte prezantimi para elektoratit me ndershmeri zgjidhje konkrete sipas problematikave vendore promovimi i kandidateve me profil te larte moral dhe profesional.
Krahas ketij objektivi kryesor PLL tha se do te synoje qe te ruaje dhe zgjeroje profilin e vet politik te rifitoje drejtimin e njesive vendore qe aktualisht drejtohen prej saj si dhe te perfaqesohet me keshilltare ne te gjitha bashkite dhe komunat e vendit.
Ne funksion te ketyre qellimeve Partia Levizja e Legalitetit eshte ne perfundim te fazes se identifikimit te kandidaturave qe do te paraqiten ne zgjedhjet e 8 majit si dhe te hartimit te strategjise se saj qe do te mundesoje materializimin e objektivave te siperpermendura.
e.t/NOA
TagsAfrike Dick Marty kombi shqiptar Levizja e Legalitetit mbledhje nato Nicholas Gage PartiA Socialiste PLL qeverisje vendore qytetaret shqiptare zgjedhjet e 8 majit