E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL Spahia ne Kukes Sdo lejojme martesat gay

Nga qyteti i Kukësit, Partia Lëvizja e Legalitetit premtoi para simpatizantëve të saj se do të bëjë gjithçka për të mbrojtur familjen tradicionale. 
Kryetari Ekrem Spahia tha se PLL nuk do të lejojë në asnjë mënyrë ligjërimin e martesave homoseksuale. Ndërsa elektorati i tij duartrokiste, Spahia vazhdoi edhe më tej duke pohuar se Lëvizja e Legalitetit do të kërkojë ndalimin me ligj të abortit. 
Procedurat e divorcit kanë qenë gjithashtu nën objektivin e PLL-së, për të cilat kryetari tha se do të kërkojë në Parlament zgjatjen e periudhës së reflektimit mes palëve, si dhe përjashtimin e palës fajtore nga ndarja e pasurisë së përbashkët. 
Në takim, Spahia prezantoi edhe kandidaturën e Sokol Nelës, një personalitet sipas tij me vlera të larta koalicionin e djathtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›