E Diel, 1 Nëntor 2026

PLUS peruron Qendren Teknologjike dhe zbardh ofertat celulare per biznesin

Drejtuesit Shomo Kompani 100 shqiptare. Buchnik Cmime konkurruese

Kompania PLUS Communication sh.a. operatori i vetem shqiptar peruron Qendren e saj te pare Teknologjike ne vigjilje te festes se pavaresise se vendit. Kjo qender perben nje investim te rendesishem pasi ne te eshte instaluar teknologjia me bashkekohore e telekomunikacionit e cila operohet nga nje staf teresisht shqiptar. PLUS operatori celular me i ri ne vend eshte nje nder investimet me te rendesishme te komunitetit te biznesit duke perfshire disa prej bizneseve me te suksesshme shqiptare si Post Telekomunikacionin e Kosoves PTK Aci-Enginering Union Group Albanian Drink Distribution Balfin Brunes Lutfi Nuriu Luan Leka Euro-Alba Ahmet Mucajn Energysolution Vllasi Dollani Jon Investment Bukurosh Stafa dhe Genc Turku.

Ne emer te aksionereve te PLUS kryetari i bordit drejtues Petraq Shomo tha gjate ceremonise se prerjes se shiritit se Ne jemi krenare qe me sinergjite e krijuara mes nesh si biznese te suksesshme shqiptare kemi ngritur nje kompani si PLUS. Keto sinergji kurorezohen sot me perurimin e Qendres sone Teknologjike e pajisur me teknologjine me te fundit ne nivel nderkombetar. Kete krenari duam ta ndajme me ju sot ne nje dite te shenuar dhe kuptimplote sic eshte dita e pavaresise se Shqiperise dita e vlerave kombetare. Sepse PLUS mbi te gjitha udhehiqet nga vlerat.

Me tej kryetari i bordit drejtues vuri ne dukje nje nga vlerat me te rendesishme te PLUS qe lidhet me te qenet nje kompani teresisht shqiptare dhe qe perkthehet ne me shume investime me shume vende pune direkte dhe indirekte riinvestim kapitalesh ne Shqiperi dhe mbi te gjitha me shume vlere per biznesin dhe kombin shqiptar.

Prej disa muajsh PLUS ka hedhur ne treg sherbimet e tij dhe cdo dite e me teper po shtrin sinjalin ne mbare territorin shqiptar duke pasuruar ne te njejten kohe portofolin e sherbimeve.

PLUS ka per synim te rrise konkurrencen ne treg dhe te fitoje besimin e konsumatoreve shqiptare per cilesine larmine dhe cmimet me konkurruese. Ne lidhje me objektivat e biznesit te PLUS drejtori ekzekutiv i PLUS Moni Buchnik tha se PLUS ka si perparesi absolute ofrimin e cilesise me te larte dhe cmimeve me konkurruese per sherbimet dhe produktet. Kompania PLUS ka vene ne perdorim teknologjine me te larte te kohes dhe ekspertizen me te mire ne tregun shqiptar.

Duke shfrytezuar keto avantazhe PLUS ofron produkte dhe sherbime unike duke filluar nga paketat me kontrate per bizneset qe plotesojne ne maksimum kerkesat e bizneseve per nje komunikim te plote dhe ne te njejten kohe sigurojne kontrollin mbi kostot dhe fleksibilitetin e duhur per klientet jane disa nga elementet e PLUS te permendura nga Buchnik.

PLUS eshte operatori i vetem ne tregun e telekomunikacionit me aksione teresisht shqiptare dhe si i tille ka ne thelb te filozofise se punes bashkepunimin me kompani shqiptare ne proceset e punes. Kompania PLUS ka investuar 63 milione euro nga te cilat 28 milione euro jane investim i aksionereve dhe 35 milione euro jane pjese e nje kredie sindikale firmosur me 4 banka lokale. Vlera e investimit deri ne fund te vitit te ardhshem pritet te arrije 100 milione leke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›