E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari bie para super-Tiranes

Elbasani merr nje fitore dramatike me pas terhiqet Laze nxjerr ne shitje aksionet e tij

Nje Flamurtar i pandalshem i cili kishte filluar te rrembente te gjitha epitetet e kampiones se dikurshme eshte dorezuar dje para nje Tirane te madhe te papermbajtshme e cila e ka mposhtur 2-1. Pritshmeria nga kjo sfide ishte e madhe dhe gjithcka eshte shperblyer. Ne nje Qemal Stafa te mbushur nga mijera tifoze qindra edhe ne mbeshtetje te vlonjateve dhe ku ishin te pranishem edhe shume personazhe te njohura te sportit e politikes 24 here kampione e vendit kane dominuar thuajse gjithe takimin duke iu imponuar kundershtarit ne cdo sektor te fushes. Tirana e etur per ta marre kete fitore ishte e vendosur mire taktikisht dhe dominoi mesfushen. Per mrekulli ka funksionuar loja nga krahet me Sinen dhe Gozedenovic Karabeci beri rolin e play-maker-it ndersa Muka i pozicionuar pas dyshes sulmuese ka furnizuar pafund Pejic-Plaku. Qe ne fillim bardheblute jane shfaqur me agresive ndersa miqte me te kujdesshem dhe i kane besuar kundersulmit pas minutave te para u duk qarte se u mungonte besimi per te mposhtur kundershtarin. Vendasit mbajne iniciativen e lojes kercenojne me Pejic qe humb nje rast te paster nga pak metra distance por edhe me Plakun. Pa kaluar 24 minuta loje vjen goli i avantazhit Muka ekzekuton nje goditje denimi duke futur nje kros ne zone. Dushku vetem sa e devijon pak por topi shkon te Pejic i cili nga dy metra larg portes nuk e ka te veshtire te shenoje ne shtyllen e dyte te portes vlonjate. Pritej reagimi i miqve por kjo nuk ka ndodhur pasi skuadra e Maganit nuk ka funksionuar si duhet ne pjesen e pare. I mungonte qartesia dhe mbrojtja bardheblu ishte thuajse e pakalueshme. Ne fraksionin e dyte te lojes eshte serish Tirana ajo qe deshiron te thote fjalen e saj por ne momentin me te mire ndeshkohet. Minuten e 56 Kros ne zonen nga e majta e sulmit ne drejtim te Daniel Xhafes i pambuluar si duhet devijon me koke ne drejtim te rrjetes per barazimin 1-1. Vendasit reagojne pas golit dhe krijojne disa raste por mungon prekja e fundit. Flamurtari ndoshta po i kenaqej barazimit te cilin e ka ruajtur deri ne minuten e fundit te shteses por Sebino Plaku ka shkaterruar planet e tyre me nje gol te mrekullueshem me koke ne minuten e 91. Flamurtari detyrohet te largohet kokulur ndersa Tirana merr 3 pike te cmuara dhe ngjitet ne renditje duke qene nje kercenim real per pretendentet e tjere.

Ne ndeshjen tjeter Elbasani ka mundur te marre nje fitore te rendesishme 3-2 ndaj Bylisit duke iu larguar perkohesisht vendit te fundit. Ballshiotet e kane pare veten dy here ne avantazh me golat e Fjodor Xhafes 66 dhe Shoshit 76 por jane barazuar te dy heret nga Endri Dalipi 68 dhe Sadiku 73. Por ne minuten e dyte shtese Radovic ka shuar cdo shprese te Bylisit per nje barazim dhe ka vulosur keshtu fitoren dramatike te verdhebluve te cilet qe nga dje do te duhet te bejne llogarite pa presidentin Arben Laze njeriun qe e ngjiti ne maje duke e shpallur kampion me 2006-n. Ai ka vendosur te terhiqet nga posti i tij dhe ka lajmeruar se ka nxjerre ne shitje paketen e aksioneve qe zoteron.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›