E Shtunë, 31 Tetor 2026

PNUD Benjelloun Shqiperia model per vendet e tjera

Perfaqesuesja e Perhershme e PNUD-it ne Shqiperi Zineb Touimi Benjelloun e konsideroi dje Shqiperine nje model suksesi per tu ndjekur edhe nga vende te tjera per progresin e jashtezakonshem te shenuar ne zbatimin e programit Nje OKB si dhe zhvillimin e gjithanshem qe ka arritur vitet e fundit. Benjelloun i shprehu dje Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne nje takim ne Kryesine e Kuvendit urimet me te mira per suksesin e Shqiperise ne zbatimin e programit Nje OKB si dhe ndryshimet impresionuese qe ka shenuar vendi vitet e fundit brenda nje kohe te shkurter.

Topalli vleresoi mbeshtetjen qe Organizata e Kombeve te Bashkuara si dhe PNUD kane dhene per Shqiperine permes projekteve te perfshira ne programin Nje OKB te cilat synojne nxitjen e metejshme te hapave te Shqiperise drejt zhvillimit por dhe integrimit evropian. Ne vleresimin e saj Kryetarja e Kuvendit theksoi se programet e OKB-se ne Shqiperi kane dhene nje mbeshtetje te madhe per reformat e ndermarra nga qeveria si dhe Parlamenti ne disa sektore prioritare. Znj. Touimi Benjelloun dha nje vleresim te vecante per rolin e rendesishem te Parlamentit ne implementimin e shume projekteve te programit Nje OKB. Ndihem e impresionuar nga zhvillimi i gjithanshem i Shqiperise. Jam e privilegjuar qe kam marre kete detyre te rendesishme per te perfaqesuar Shqiperine. Eumlshte hera e pare qe vij ne Shqiperi dhe jam e mrekulluar ndihem si ne vendin tim dhe jo si nje e huaj. Eumlshte impresionuese Ne Shqiperi ndryshe nga vendet e tjera programet tona kane pasur rezultate te shkelqyera e vecanerisht ne disa sektore ku une dua te vecoj nismat ligjore per barazine gjinore ku Parlamenti dhe ju personalisht keni pasur nje rol te rendesishem - u shpreh perfaqesuesja e Perhershme te PNUD-it ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›