E Enjte, 5 Nëntor 2026

POLONI – Presidenti Duda bllokon reformën e re në drejtësi

VARSHAVË, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Reformat gjyqësore të qeverisë së re të qendrës së majtë në Poloni vazhdojnë të përballen me rezistencë kokëfortë nga konservatorët e rrëzuar nga pushteti.

Presidenti Andrzej Duda, përfaqësuesi i fundit i partisë ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) në pushtet, ka paraqitur ndryshimet e qeverisë së re në Këshillin Kombëtar të Gjyqësorit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Njoftimi u bë sot në Varshavë nga kryetarja e kancelarisë së Dudës, Malgorzata Paprocka.

Në korrik ai i përcaktoi rregullat e reja si “hapur antikushtetuese”.

Ligji nuk mund të hyjë në fuqi pa firmën e Dudës.

Këshilli Kombëtar i Gjyqësorit në Poloni emëron gjyqtarë për pozitat vakante dhe mbron pavarësinë e gjykatave./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›