PORTUGALI – Antonio Jose Seguro fiton zgjedhjet presidenciale

LISBONË, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë Portugalinë, ku u mbajt balotazhi i zgjedhjeve presidenciale.
Sondazhet e daljes nga votimi të përpiluara nga Universiteti Katolik i Lisbonës për televizionin publik (RTP) tregojnë fitoren e kandidatit të krahut të majtë António José Seguro, me një rezultat midis 68% dhe 73%.
Lideri i partisë së ekstremit të djathtë Chega, André Ventura, ka një rezultat midis 28% dhe 32%. /os/