E Diel, 1 Nëntor 2026

PPE rezolutë për zgjedhjet e 11 majit, Rama: 7×7=6 mln! Iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së humbjes

Kongresi i Partisë Popullore Evropiane miratoi sot një rezolutë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj rezolute, Partia Popullore Evropiane shpreh shqetësimin për situatën politike dhe raportimet për keqpërdorimin e burimeve shtetërore, për blerjen e votës apo presionin mbi administratën.

Nga Spanja, Berisha e cilësoi aktin e votimit të kësaj rezolute si mbështetje për opozitën në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një reagimi në platformën X ka komentuar rezolutën.

Rama: Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.

Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit.

— Edi Rama (@ediramaal) April 30, 2025

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›