PPE:Mbështetje Berishës, PS të lërë grevën

Partitë Popullore Europiane të djathta mbështesin fort qeverinë e kryeministrit Berisha dhe i kërkojnë kreut të PS-së Edi Rama të ndërpresë urgjentisht grevën e urisë e të lejojë deputetët t'i kthehen jetës parlamentare . Në një deklaratë e cila vjen fill pas takimit të komitetit ndërparlamentar Shqipëri -BE dhe pasi ka dëgjuar ministren e integrimit Majlinda Bregu ka bërë dhe deklaratën mbështetëse.
Deklarat është firmosur nga 7 anëtarë mes të cilëve edhe presidenti i grupit të PPE-së dhe ministrit të jashtëm italian Franco Fratini.
Partitë Popullore Europiane mbështesin fuqimisht kryeministrin Berisha , qeverinë dhe hapat e hedhura drej anëtarësimit të saj në BE. Ato i bëjnë thirje opozitës dhe PS të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të çertifikuara nga KQZ-ja, Kolegji Zgjedhor, Gjykata e Apelit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Partitë Popullore Europiane e konsiderojnë qëndrimin e opozitës për të hapur kutitë si një situatë për të ardhur keq. Kjo dëmton zbatimin urgjent të reformave ekonomike dhe demokratike theksohet në deklaratë duke shtuar se PPE-ja i kërkon opozitës të respektojë plotësisht kushtetutën dhe zbatimin e ligjit përfshirë vendimet e gjykatës dhe KQZ-së. PPE shpreh shqetësim për thirjen e zotit Rama për grevë urie pas bojkotit që tregon vendosmërinë e tij për të zgjatur konfliktin me mjete të papranueshme pavarësisht propozimeve të shumicës për të arritur kompromis. PPE beson se pjesëmarrja e opozitës në parlament është esenciale për një dialog konstruktiv në një demokraci parlamentare. "Këmbëngulim që një dialog i tillë mes opozitës dhe maxhornancës duhet të kryhet vetëm në parlament . PPE-ja kërkon fuqimisht që opozita në ndalë urgjentisht bojkotin dhe të nisë një dialog të përgjegjshëm e konstruktiv brenda parlamentit" thuhet në deklaratën e PPE-së.