E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Beteja jonë për të jetuar me dinjitet

Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar se qëllimi i protestës së opozitës është garantimi i lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve dhe se beteja e saj është për të jetuar me dinjitet.
Rama duke iu referuar grevës ka theksuar se gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar dhe se ata po e përballojnë me stërmundim që është turpi i Berishës dhe i qeverisë së tij.
"Ne nuk jemi njëlloj me maxhorancën pasi ne flasim gjuhën e arsyes ndërsa ata bërtasin me gjuhën e urrejtes" theksoi Rama duke shtuar se ligjet bëhen vetëm në letra për t'ia treguar si arritje Europës. Ai shtoi gjithashtu se këto ligje bëhen sipas interesave të një grupi njerëzish të cilët ndodhen në pushtet.
Më tej lideri i opozitës e ka vënë theksin tek një ligj i miratuar nga qeveria, i cili sipas tij e shet tokën në bregdet me 1 mijë lekë metri katror. Rama ka theksuar se miratimi i këtij udhëzimi është dëshmi e korrupsionit të thellë qeveritar. Sipas tij qeveria ka nxjerrë një hartë të vetën, sipas të cilës çmimet e tokës truall variojnë sepse variojnë edhe orekset brenda asaj harte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›