E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR kerkon ndyshim te Kodit


Ka gati një vit që Partia Republikane i ka hedhur në letër qëndrimet e saj, të cilat Arjan Madhi vendos më në fund t'i bëjë publike.

Sipas republikanëve pragu eletoral prej 3% të votave duhet hequr dhe duhet ndryshuar formula e shpërndarjes së mandateve, që aktualisht deformon vullnetin e zgjedhësve.

"Dhe ndodh, sic ka ndodhur në parlamentin shqiptar që një partie politike i ka rënë mesatarisht 9800 vota për një mandat dhe një partie politike i ka rënë 32000 vota për një mandat. Por ndryshe nga cfarë artikulohet se kjo është cështje sistemi, për Partinë Republikane kjo nuk është një cështje sistemi, por e një dispozite në kod, e cila heq formulën e përllogaritjes së De Hondit dhe fut një formulë shumë të thjeshtë që merr në konsideratë edhe korrektimin kombëtar më pas, tha Madhi.

Po ashtu, republikanët janë për lista të hapura. Pra ku deputet do të bëhet ai kandidat që ka marrë më shumë vota dhe jo sipas renditjes së kandidatëve në listën e përcaktuar nga kryetari i partisë.

"Deputeti i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë, kur e ka zgjedhur vetë elektorati ka një përgjegjësi jo vetëm përpara partisë politike që e ka përzgjedhur si kandidat, por përpara edhe votuesve të cilët e kanë votuar atë. Atëhere një mundësi e tillë, do të bënte që të merrte më shumë vlera përfaqësuese parlamenti shqiptar dhe të zhvillohej një debat politik në Parlament, në shërbim të zgjedhësve dhe jo vetëm në shërbim të alternativave politike", tha Madhi.

Republikanët e përgatitën platformën e tyre për t'ia paraqitur tryezës që u thirr vitin e shkuar. Dështimi i saj, e la këtë platformë në sirtar, deri sa dy partitë e mëdha, të bien më në fund dakort për të thirrur tryezën e ardhshme.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Kosto e bllokimit të statusit
Që nga viti 1991 Bashkimi Europian ka akorduar miliarda euro grante për vendet e Ballkanit Perëndimor. Integrimi? Pak informacion
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është një cështje ekskluzive e politikëbërësve, por e të gjithë qytetarëve. Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaron se Shqipëria dhe Turqia janë vende aleate strategjike në rajon dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Shtatë pikat e ambasadorit Arvizu
Bledar Kurti - “Ja ku jemi 20 vjet më pas dhe ne e gjejmë veten në një tjetër udhëkryq. Ne kemi parë gjithmonë se të fajësosh nuk funksionon. Sa shumë gjëra ka lënë pa thënë Ramiz Alia!
Mustafa Nano - Me Ramiz Alinë kam folur në telefon nja tri a katër herë. Kam dashur ta ftoj në programin “Déjà vu”. Dukej sikur edhe donte, edhe s’donte të vinte.

Lajmet kryesore

Kosto e bllokimit të statusit
Shqipëria më pak fonde dhe sektorë të pafinancuar
Integrimi? Pak informacion
Topi: Me Turqinë, aleatë strategjikë në rajon
Aleanca Kuqezi, paradë në New York
Ostren, protestë kundër HEC

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›