E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR kerkon perfaqesimin ne Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor

Partia Republikane pret të përfaqësohet ne Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor, pas largimit te LSI-se nga koalicioni. Numri dy i republikaneve Arian Madhi shpjegon kërkesën drejtuar KQZ për t’u llogaritur ne administrimin e zgjedhjeve.
Për ekspertin e legjislacionit zgjedhor Çlirim Gjata, kjo është një e drejtë ligjore e republikaneve.
Madje Gjata shkon me tej, kur shprehet se republikanet duhet te kenë një përfaqësues te tyre ne KQZ, pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeveritar.
Pikërisht kjo mundësi po shqyrtohet edhe nga republikanet, te cilët janë ne pritje te negociatave te partive te tjera me kreun e mazhorancës Sali Berisha.
Situata për balancimin në përbërjen e KQZ-së dhe në komisionet e niveleve të dyta e të treta, bëhet i paqartë më së shumti kur PBDNJ, ende nuk ka vendosur se në cilin kamp politik do të rreshtohet për zgjedhjet e 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›