E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfaqja Tri mendje ne ankand sjell problemet mendore ne skene

“Tri mendje në ankand” shkruar nga Ferdinand Hysi është premiera e re që do të ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit.
E gjithë shfaqja ngjan me një psikiatri. Regjisorja Elma Dorezi e ka ndërtuar  komedinë dramatike në simbolike .  Kjo vihet re që në skenografi mure të zhgarravitur, formula, qese... një atmosferë e pisët dhe e  vjetër. 
Mesazhi që përcjell pjesa është i qartë. Kjo bote ka nevoje për shume dashuri.

Dramaturgu pranon se vepra vjen ndryshe nga hera e parë kur ajo është vënë në skenë në vitin 1994.
Ndërsa Dorezi e cilëson shumë të rëndësishme bashkëpunimin me autorin e veprës.
Tri personazhet, përfaqësojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë.” “Tri mendje në ankand”, është një hap drejt një teatri absurd; e cila shënon një kthesë në dramaturgjinë e autorit Hysi , të shkruar deri në këtë periudhë. Me tri të çmendur në skenë, me një personazh si Popi që nuk flet, me një të huaj dhe ndihmat e tij sarkastike, sikurse dhe me një infermiere, e cila herë është doktoreshë, e herë- herë paciente, përbën një risi, duke thyer skemat e një teatri klasik. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›