E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR voton: Mediu ministër Mjedisi

Në mbledhjen e kryesë së PR-së, në të cilën ishte i pranishëm edhe Sabri Godo, u votua me unanimitet për pranimin e ofertës së kryeministrit Sali Berisha në lidhje me postin e Ministrit të Mjedisit. Kështu, sipas marrëveshjes mes dy partive të koalicionit të djathtë, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu do të jetë Ministri i Mjedisit në kabinetin e Berishës.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo nuk ishte e pranishme në mbledhjen e kryesisë së partisë, megjithëse ishte thirrur për të marrë pjesë. Sipas nënkryetarit republikan Neritan Alibali, ky është vetëm një keqkuptim që do të zgjidhet shumë shpejt.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›