E Diel, 1 Nëntor 2026

Las Vegas, kryeministri Berisha nderohet me çmimin Eisenhower Medallion

Las Vegas, 5 shtator NOA-Organizata "People to People International" nderoi mbrëmë, gjatë një darke prestigjioze në Las Vegas të shtetit Nevada, kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha me çmimin ndërkombëtar Eisenhower Medallion.

Mary Eisenhoëer, presidente e kësaj organizate,  përshëndeti aktivitetin duke u shprehur se ky çmim i jepet Profesor Doktor Sali Berishës për kontributin që ka dhënë në krjimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global.

 Përmes një videoje, kryeministri Berisha falënderoi organizatën për çmimin prestigjioz, duke e vlerësuar atë si një nder jo vetëm për të por edhe për shqiptarët në të gjithë botën. Ai tha se ishte nder i veçantë që ishte zgjedhur si shqiptari i dytë, pas Nënë Terezës të cilit i jepet ky çmim.

 Kryeministri Berisha nuk mori pjesë në ceremoninë e mbrëmshme për shkak të angazhimeve në formimin e qeverisë së re në Tiranë. Në emër të tij, çmimin e pranoi bashkëshortja e kryeministrit, zonja Liri Berisha e shoqëruar nga zëvendës ministrja e jashtme zonja Edit Harxhi.

 Duke pranuar çmimin zonja Liri Berisha falenderoi Organizatën people to People International dhe presidenten e saj zonjës Meri Eisenhower për çmimin dhënë bashkëshortit të saj, duke shtuar se kryeministri Berisha do ta vazhdojë me përkushtim punën e tij për përmirësimin e jetës së popullit shqiptar.

 Mes organizatorëve të ndarjes së çmimeve ishte edhe Genci Muçaj, një nga anëtarët e bordit të organizatës People to People International i cili tha se ky çmim nderon dhe vlerëson jo vetëm kryeministrin Berisha, por të gjithë shqiptarët kudo që janë.

 Çmimi prestigjioz Eisenhower Medallion është krijuar për nder të ish-presidentit të 34-t të Shteteve të Bashkuara, Dight D. Eisenhower. Ky çmim u jepet çdo vit personaliteteve të shquara, me famë botërore, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në botë.

 Disa prej personaliteteve që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza; Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, Ish-presidentët e SHBA-ve Xhorxh Herbert Walker Bush, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.

 Qëllimi i People to People International është të promovojë mirëkuptim dhe miqësi nëpërmjet aktiviteteve edukative, kulturore dhe humanitare duke përfshirë shkëmbimin e drejtpërdrejtë të ideve dhe eksperiencave të njerëzve nga vende dhe kultura të ndryshme.

 People to People International ka në fokusin e vet rritjen e komunikimit ndërkulturor brenda çdo komuniteti, si dhe ndërmjet komuniteteve dhe kombeve të ndryshme. Toleranca dhe mirëkuptimi i përbashkët janë tema qendore. Edhe pse një organizatë jo-politike, "People to People International" mbështet vlerat dhe synimet bazë të themeluesit të saj, Presidentit Dwight D. Eisenhower, i cili e krijoi këtë organizatë, më 11 Shtator.

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›