E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurakët!

Nga Arben Duka

Unë sjam i fiksuar,

Aspak pas Salisë,

Por jam i fiksuar,

Pas padrejtësisë!

Dhe në Shqipëri,

Të gjithë e dinë krejt,

Se kjo qeveri,

Është e padrejtë!

E them në fillim,

Dhe në fund të shkrimit,

Është pa dyshim,

Nëna e mashtrimit!

Flasin për suksese,

Si idiotë të dehur

Kur katër ministra,

Janë të pandehur!

Akuzat e tyre,

Askush si harron,

Për vrasje-grabitje,

Dhe për korrupsion!

Një çdo tre ministra,

Ka bërë hynere,

E si të mos themi,

Qeveri gangstere?!

Përpara këtyre,

Skam dëgjuar kurrë,

Të mbulohen krimet,

Veç me procedurë!

Veç me procedurë,

Gjykata na dendi,

Po krimet su tretën,

Slëvizën nga vendi!

Nga këta ministra,

Ustallarë të hershëm,

Asnjë ska provuar,

Se është burrë i ndershëm!

Kjo njëlloj si drita,

Është e vërtetë,

Ndaj sduhet të ishin,

Sot në kabinet!

Të ishin të ndershëm,

Lehtë mund ta provonin,

Akuzat të gjitha,

Në gjyq ti rrëzonin!

Po kjo sndodhi kurrë,

Se pa Shqipëria,

Ndaj procedurakëve,

Su shkon trimëria!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›