Arrestohet shoferi, përplasi kalimtarin
Një 61-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes nga një kamion në afërsi të Doganës në kryeqytet. Mitat Hajdari, 61 vjeç, ka qenë duke kaluar rrugën tek rrethrrotullimi i Doganës, kur është përplasur nga kamionçina e drejtuar nga Edion Çelniku, 33 vjeç.
61-vjeçari Hajdari është dërguar menjëherë në spital nga vetë drejtuesi i mjetit, por ka ndërruar jetë me të mbërritur atje.
Ndërkohë, policia ka arrestuar 33-vjeçarin Çelniku për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.