PROCESVERBALI/ Zbardhet akuza ndaj Fredi Belerit: Është ndaluar në flagrancë duke dhënë para për blerje votash! Agjenti i infiltruar përgjoi pazarin
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Himarës, akuzohet zyrtarisht për blerje votash. Procesverbvali i mbajtur nga një oficer i Policisë Gjyqësore në Vlorë, thotë se ky shtetas është ndaluar në kushtet e flagrancës, duke premtuar dhe dhënë para për vota.
Referuar dokumentit të mëposhtëm, bëhet me dije se arrestimi i Fredi Belerit është bërë për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 328 e25 të Kodit Penal.
"Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023, ora 00.:14 minuta, në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës", thuhet në procesverbalin e mbajtur nga oficeri i Policisë Gjyqësore.
I pranishëm ka qenë dhe avokati i Fredi Beleri, Romarjo Meminaj, ndërsa vetë kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" do të mbahet në paraburgim.
Procesverbali i mbajtur nga oficeri i OPGJ, per Fredi Belerin
Po ashtu, mësohet se një agjent i infiltruar i Policisë ka përgjuar pazarin e votave të bërë nga Fredi Beleri dhe persona pranë shtabit të tij. Nga raportimet paraprake, bëhet me dije se kandidati i opozitës do të paguante 400 mijë lekë (të vjetra) për tetë vota.
Ndërkohë, një grua ka dëshmuar në Polici dhe ka thënë se Fredi Beleri ka tentuar t’u blejë votën banorëve të Himarës. Për mediat, ajo është shprehur se është marrë gjatë orëve të natës për të dëshmuar në Vlorë, pasi janë pyetur nëse u janë premtuar para.
“Ne erdhën na morën në orën 02:00, dhe na thanë që thjesht do vini për në Himarë. Na gënjyen na morën na çuan në Vlorë. Na morën këtu në pyetje si është muhabeti. Thamë që përpara ka ardhur dikush përpara 3-4 ditëve dhe ne ka kërkuar të votojmë për Belerin. I thamë që nuk jemi dakord dhe na premtuan 200 mijë lekë. Kaq është muhabeti”, tha gruaja.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
