Policia kroate në alarm, grupe ekstremiste kërcënojnë kryeministrin dhe kabinetin qeveritar
Policia kroate ka marrë sot në mëngjes një raport në të cilin flitet për një kërcënim që i është bërë kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç, dhe anëtarëve të qeverisë së tij.
Sipas medieve të huaja, nga një burim i pakonfirmuar, thuhet se kërcënimi me vrasje u bë me anë të një telefonate.
“Këtë mëngjes policia mori një raport për një kërcënim se kryeministri dhe anëtarët e qeverisë kroate do të vriteshin. Një ekip i policisë u dërgua në objektin e qeverisë”, tha zëdhënësi i qeverisë kroate, Marko Milic për agjensinë shtetërore të lajmeve “Hina”.
Kryeministri kroat tha se “agjensitë shtetërore po punojnë për parandalimin e përpjekjeve për të përmbysur me forcë autoritetet”.
Plenkoviç u shpreh se ekzistojnë “dy grupe të identifikuara shumë qartë, të cilat lidhnin një rrjet njerëzish me synimin për të përmbysur me forcë rendin e kushtetutës”.
Ndërsa Shërbimi Informativ i Kroacisë “zbuloi përpjekje të individëve me qëndrime ekstremiste dhe militante për të organizuar pasuesit e tyre në mënyrë paraushtarake, me qëllim të zbatimit të trajnimit ushtarak dhe blerjes së armëve, si dhe me qëllimin përfundimtar të përmbysjes së rendit kushtetues demokratik”.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
