E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLІGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

P R O J E K T L І GJ


PËR

MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi і Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

KREU І

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave për mbrojtjen dhe përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale.

Neni 2
Parim i përgjithshëm

Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale bëhet duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.

Neni 3
Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtme nënkuptohen:

1. “Të dhëna personale”, çdo informacion për një person fizik, і cili është і identifikuar ose і identifikueshëm. Elementet, me të cilat realizohet identifikimi і një personi, drejtpërdrejt a tërthorazi, janë numrat e identitetit ose faktorë të tjerë të veçantë fizikë, psikologjikë, ekonomikë, socialë, kulturorë, etj.
2. “Të dhëna sensitive”, çdo informacion për personin fizik, që ka të bëjë me origjinën e tij, racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar a filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale.
3. “Kontrollues”, çdo person, fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci a njësi tjetër, të cilët, vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë, përcaktojnë qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale.
4. “Subjekti і të dhënave personale”, çdo person fizik, të cilit і përpunohen të dhënat personale.
5. “Përpunues”, çdo person, fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci ose çdo njësi tjetër, përveç punonjësve të kontrolluesit, që përpunojnë të dhëna për vetë kontrolluesin.
6. “Sistem arkivimi”, grup i strukturuar të dhënash personale, të aksesueshme, sipas, të paktën, një kriteri specifik.
7. “Përpunimi i të dhënave”, çdo veprim, që kryhet, plotësisht ose jo, me mjete automatike, me të dhënat personale si grumbullimi, regjistrimi, ruajtja, renditja, përshtatja, ndreqja, këshillimi, shfrytëzimi, përdorimi, bllokimi, fshirja ose shkatërrimi a çfarëdo veprimi tjetër, si dhe transmetimi i të dhënave.
8. “Marrës”, çdo person, fizik ose juridik, autoritet publik, agjenci a njësi tjetër, të cilëve u jepen të dhëna personale.
9. “Transmetim”, transferimi і të dhënave personale te marrësit.
10. “Transferim ndërkombëtar”, dhënia e të dhënave personale marrësve në shtetet e huaja.
11. “Përhapje”, komunikimi і të dhënave personale, ndërmjet kontrolluesve, a komunikimi і të dhënave personale te çdo person tjetër, përveç përpunuesit apo subjektit të të dhënave personale, përfshirë edhe publikimin.
12. “Pëlqim”, deklarata specifike, e dhënë me vullnet të lirë nga subjekti і të dhënave personale, për përpunimin e të dhënave të tij.

Neni 4
Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për përpunimin e të dhënave personale, plotësisht ose pjesërisht, nëpërmjet mjeteve automatike, si dhe në përpunimin, me mjete të tjera të të dhënave personale, që mbahen në një sistem arkivimi.

2. Ky ligj zbatohet për përpunimin e të dhënave personale nga:
a) kontrollues të vendosur në Republikën e Shqipërisë;
b) misionet diplomatike ose zyrat konsullore të shtetit shqiptar;
c) kontrollues, të cilët nuk janë të vendosur në Republikën e Shqipërisë, por që e ushtrojnë veprimtarinë nëpërmjet përdorimit të çdo mjeti, që ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

3. Në rastet e parashikuara në shkronjën “c”, të pikës 2, të këtij neni, kontrolluesi cakton një përfaqësues, i cili duhet të jetë i vendosur në Republikën e Shqipërisë. Parashikimet e këtij ligji, që zbatohen nga kontrolluesit, zbatohen edhe për përfaqësuesit e tyre.

4. Ky ligj nuk zbatohet për përpunimin e të dhënave nga një person fizik për qëllime thjesht personale a familjare.


KREU II
PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Neni 5
Parimet për mbrojtjen e të dhënave personale

1. Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në këto parime:
a)  Në përpunimin, në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme;
b) Në grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
c) Të dhënat duhet të jenë të mjaftueshme, të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
ç) Në saktësinë nga ana faktike dhe, kur është e nevojshme, përditësimin e kryerjen e çdo veprimi për të siguruar që të dhënat, e pasakta e të parregullta, të fshihen a të ndryshohen;
d) Në mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave, për një kohë, por  jo më tepër, se sa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej;

2. Kontrolluesi është përgjegjës për zbatimin e këtyre parimeve në të gjitha përpunimet, automatike ose me mjete të tjera, të të dhënave.

Neni 6
Kriteret ligjore për përpunimin 

1.  Të dhënat personale përpunohen vetëm:
a)  nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin;
b) për hartimin dhe përmbushjen e kontratave, në të cilat subjekti i të dhënave personale është palë;
c)  për të mbrojtur interesat jetike të subjektit të të dhënave;
ç)  për përmbushjen e një detyrimi  ligjor të kontrolluesit;
  d)  për kryerjen e një detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat;
dh)  për ndjekjen e interesave legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat, përveç kur këto interesa mbizotërojnë mbi interesat për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të subjektit të të dhënave.

2. Përpunimi і të dhënave personale të përcaktuara në kuadër të veprimtarive të parandalimit dhe ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe të veprave të tjera në fushën e të drejtës penale, si dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare kryhet nga autoritetet zyrtare të përcaktuara në ligj.

Neni  7
Përpunimi i të dhënave sensitive

1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikën 2, të këtij neni, ndalohet përpunimi i të dhënave, që zbulojnë origjinën, racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësinë në sindikata, besimin fetar a filozofik, dënimet penale, si dhe shëndetin dhe jetën seksuale.

2. Përpunimi i të dhënave sensitive bëhet vetëm nëse:
a) subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin, që mund të revokohet në çdo çast dhe e bën të paligjshëm përpunimin e mëtejshëm  të të dhënave;
b) është në interesin jetik të subjektit të të dhënave ose të një personi tjetër dhe subjekti i të dhënave është, fizikisht ose mendërisht, i paaftë për të dhënë pëlqimin e vet;
c) autorizohet nga komisioneri, për një interes të rëndësishëm publik;
ç) lidhet me të dhëna, që janë bërë haptazi publike nga subjekti i të dhënave ose është i nevojshëm për ushtrimin a mbrojtjen e një të drejte ligjore;
d)  të dhënat përpunohen për kërkime, shkencore ose statistikore;
   dh) të dhënat kërkohen për qëllime të mjekësisë parandaluese, diagnostikimit mjekësor, sigurimit të kujdesit shëndetësor, kurimit,  menaxhimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, dhe përdorimi i tyre kryhet nga personeli mjekësor ose persona të tjerë, që kanë detyrimin për ruajtjen e fshehtësisë;
e) të dhënat përpunohen nga organizatat jofitimprurëse politike, filozofike, fetare ose sindikaliste për qëllime të veprimtarisë të tyre të ligjshëm, vetëm për anëtarët, sponsorizuesit ose personat e tjerë, që kanë lidhje me veprimtarinë e tyre. Këto të dhëna nuk u bëhen të ditura një pale të tretë, pa pëlqimin e subjektit të të dhënave, përveç kur parashikohet ndryshe në ligj;
ë)  përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e detyrimit ligjor dhe të të drejtave specifike të kontrolluesit në fushën e punësimit, në përputhje me Kodin e Punës.

3. Përpunimi i të dhënave personale dhe të dhënave sensitive, të përcaktuara në kuadër të veprimtarisë së parandalimit dhe të ndjekjes penale, për kryerjen e një vepre penale kundër rendit publik dhe për kryerjen e veprave të tjera në fushën e së drejtës penale, si dhe në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, kryhet nga autoritetet zyrtare, të përcaktuara në ligj.

4. Përpunimi i të dhënave sensitive në rrethana të tjera nga ato të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm për qëllime të interesave të rëndësishme publike, nën masa të përshtatshme mbrojtëse.

Neni 8
Transferimi ndërkombëtar

1. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale kryhet, me marrës, nga shtete me një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes të së dhënave personale. Niveli i mbrojtjes të së dhënave personale për një shtet përcaktohet,  duke vlerësuar të gjitha rrethanat lidhur me përpunimin, natyrën, qëllimin dhe kohëzgjatjen e tij, shtetin e origjinës dhe destinacionin përfundimtar, aktet ligjore dhe standardet e sigurisë në fuqi në shtetin marrës. Shtetet, që kanë nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes të së dhënave, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale me një shtet, që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes të së dhënave personale, mund të bëhet nëse:
 a) autorizohet nga akte ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, dhe që janë të zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë;
   b) subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin për transferim ndërkombëtar;
c) përbën detyrim për përmbushjen e një kontrate, të përfunduar ndërmjet kontrolluesit dhe subjektit të të dhënave ose një pale të tretë, në interesin e subjektit të të dhënave;
ç) është detyrim ligjor i kontrolluesit;
d) është i nevojshëm për mbrojtjen e interesave jetësore të subjektit të të dhënave;
dh) është i nevojshëm a përbën një kërkesë ligjore për një interes të rëndësishëm publik ose për ushtrimin dhe mbrojtjen e një të drejte ligjore;
e) është bërë nga një regjistër, i cili është i hapur për këshillime dhe siguron informacion për publikun, në përgjithësi.

3. Shkëmbimi i të dhënave personale me përfaqësitë diplomatike të qeverive të huaja ose institucionet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë vlerësohet transferim  ndërkombëtar.

Neni 9
Transferimi ndërkombëtar i të dhënave, që duhet të autorizohen

1. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale me një shtet, që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes të së dhënave, në raste të tjera nga ato të parashikuara në nenin 8, të këtij ligji, bëhet me autorizim të komisionerit.

2. Komisioneri, pasi bën vlerësimin, mund të japë autorizimin për transferimin e të dhënave personale në shtetin marrës, duke përcaktuar kushte dhe detyrime.

3. Kontrolluesi, përpara transferimit të të dhënave, bën kërkesë për autorizim te komisioneri. Në kërkesë kontrolluesi duhet të garantojë respektimin e interesave për ruajtjen e sekretit të subjektit të të dhënave jashtë Republikës së Shqipërisë.


KREU III
PËRPUNIMI I VEÇANTË I TË DHËNAVE

Neni 10
Përpunimi për kërkime, shkencore dhe statistikore

1. Të dhënat personale, të mbledhura për çfarëdolloj qëllimi, mund të përpunohen më tej për qëllime, shkencore ose statistikore, duke siguruar se  nuk janë përpunuar, për të marrë masa ose vendime për një individ.
 
2. Transmetimi i të dhënave sensitive për kërkimet shkencore bëhet vetëm kur ekziston  një interes i rëndësishëm publik. Të dhënat personale përdoren vetëm nga persona, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin.

3. Në rastet kur përdorimi i të dhënave bëhet në një formë, që lejon identifikimin e subjektit të të dhënave, të dhënat duhet të kodohen menjëherë, në mënyrë që subjektet të mos jenë më të identifikueshëm. Të dhënat personale të koduara përdoren vetëm nga persona, të cilët janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin.

Neni 11
Përpunimi për qëllime të tjera

Përpunimi i të dhënave personale vetëm për qëllime gazetarie, literature ose artistike përjashtohet nga zbatimi i neneve 5, 6, 7, 8, 12, 18, 21 e 28, të këtij ligji, vetëm nëse ruajtja e konfidencialitetit, sipas këtyre dispozitave, pengon ushtrimin e së drejtës së lirisë së shprehjes.


KREU IV
TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE

Neni 12
E drejta për akses

1. Çdo person ka të drejtë, që, me kërkesë me shkrim, të marrë nga kontrolluesi:
a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara, dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;
c) në rastet e vendimeve automatike, sipas nenit 14, të këtij ligji,  informacion për logjikën e përfshirë në vendimmarrje;

Informacioni për të dhënat komunikohet në formën, në të cilën ishin në kohën, kur është bërë kërkesa.

2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.

3. E drejta për akses, sipas pikës 1, të këtij neni, ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional dhe mund të kufizohet, nëse cenon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat, ekonomike dhe financiare, të shtetit, parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

4. E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet e parashikuara në pikën 1, të nenit 10, të këtij ligji.

5. Në rast se aksesi mohohet, duke argumentuar se cenohen  interesat e sigurisë kombëtare, politika e jashtme, interesat, ekonomike dhe financiare, të shtetit, parandalimi dhe ndjekja e veprave penale ose liria e shprehjes dhe informimit apo liria e shtypit, subjekti i të dhënave mund t’i kërkojë komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri informon subjektin e të dhënave për masat e marra.

Neni 13
 E drejta për të kërkuar korrigjimin dhe fshirjen 

1. Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen  e të dhënave, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur, në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta informojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e korrigjimit apo të fshirjes.

3. Kur kontrolluesi nuk bën korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara prej tij, subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet tek komisioneri.

Neni 14
Vendimmarrja automatike

1. Çdo person ka të drejtë të mos jetë subjekt i vendimeve, të cilat shkaktojnë efekte ligjore për të ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ai, dhe kur vendimi është bazuar vetëm në përpunimin automatik të të dhënave, që synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale, që lidhen me të, veçanërisht, efektivitetin në punë, besueshmërinë ose sjelljen.

2. Një person mund të jetë subjekt i një vendimi të marrë sipas pikës 1, të këtij neni, kur merren masa për të mbrojtur interesat e tij të ligjshme, veçanërisht, duke përfshirë në vendim këndvështrimet e tij.    

Neni 15
E drejta e subjektit të të dhënave për të kundërshtuar

1. Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo kohë, mbështetur në ligj, përpunimin e të dhënave rreth tij, sipas shkronjave “e” e “f”, të nenit 6, përveç kur parashikohet ndryshe me  ligj.

2. Subjekti i të dhënave ka të drejtë t’i kërkojë kontrolluesit të mos fillojë ose, nëse përpunimi ka filluar, të ndalojë përpunimin e të dhënave personale, që lidhen me të, për qëllime të tregtimit të drejtpërdrejtë.

Neni 16
E drejta për t’u ankuar

1. Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij, për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.

2. Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.


Neni 17
Kompensimi i dëmit

Çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë t’i kërkojë kompensim  kontrolluesit për dëmin e shkaktuar.


KREU V
 DETYRIMET E KONTROLLUESIT DHE  TË PËRPUNUESIT

Neni 18
Detyrimi për informim

1. Kontrolluesi, kur mbledh të dhëna personale, duhet ta informojë subjektin e këtyre të dhënave. Në këtë informacion duhet të përcaktohen kategoritë e të dhënave personale, që do të përpunohen, qëllim i përpunimit, emri dhe adresa e kontrolluesit dhe çdo informacion tjetër, i nevojshëm, për të garantuar përpunimin e drejtë të të dhënave personale. Ky informacion nuk jepet, nëse subjekti i të dhënave ka dijeni për të.

2. Të dhënat mund të mblidhen nëpërmjet transmetimit nga një përpunim tjetër, i kryer nga i njëjti kontrollues ose kontrollues të tjerë. Në këto raste, informacioni nuk do të jepet, kur përpunimi i të dhënave është parashikuar nga ligji, kur është e pamundur dhënia e informacionit, për shkak se nuk mund të gjendet subjekti i të dhënave, ose kur të dhënat përpunohen sipas pikës 1, të nenit 10, të këtij ligji.

Neni 19
 Detyrimi për korrigjim dhe fshirje 

1. Kontrolluesi kryen vetë ose me kërkesë të subjektit të të dhënave korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale,  kur vëren se janë të parregullta, të pavërteta, të paplota ose janë përpunuar në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
2. Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës së subjektit të të dhënave,  informon subjektin e të dhënave, për kryerjen a moskryerjen e korrigjimit ose të fshirjes.
3. Kontrolluesi informon marrësin e të dhënave personale për korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale, të transmetuara para korrigjimit apo fshirjes.

Neni 20
Detyrimet e përpunuesit

1. Kontrolluesit, për përpunimin e të dhënave personale, mund të punësojnë përpunues, të cilët garantojnë përdorimin, e ligjshëm dhe të sigurtë, të të dhënave. Çdo përpunues i të dhënave personale ka këto detyrime:
a) të përdorë të dhënat vetëm në përputhje me udhëzimet e kontrolluesit; të mos і transmetojë ato, përveç kur ka marrë udhëzim nga kontrolluesi;
b) të marrë të gjitha masat e sigurisë, sipas këtij ligji, dhe të punësojë operatorë, të cilët të detyrohen për ruajtjen e fshehtësisë;
c) të krijojë, në marrëveshje me kontrolluesin, kushtet e nevojshme, teknike dhe organizative, për përmbushjen e detyrimeve të kontrolluesit, për të siguruar të drejtat e subjekteve të të dhënave personale;
ç) t’i dorëzojë kontrolluesit, pas përfundimit të shërbimit të përpunimit, të gjitha rezultatet e përpunimit dhe dokumentacionit, që përmban të dhëna ose t’i mbajë a t’i shkatërrojë ato me kërkesë të kontrolluesit;
d) të vërë në dispozicion të kontrolluesit të gjithë informacionin e nevojshëm, për të kontrolluar përputhshmërinë me detyrimet, që rrjedhin sipas shkronjave të mësipërme.

2. Detyrimet e pikës 1 përcaktohen në kontratën e kontrolluesit me përpunuesin.

KREU VI
NJOFTIMI

Neni 21
Përgjegjësia për të njoftuar

1. Çdo kontrollues duhet të njoftojë komisionerin për përpunimin e të dhënave personale, për të cilat është përgjegjës. Njoftimi duhet të bëhet para se kontrolluesi të përpunojë të dhënat për herë të parë ose kur kërkohet ndryshimi i qëllimit të përpunimit, të njoftuar më parë.

2. Përjashtohet nga detyrimi për të njoftuar, përpunimi i të dhënave personale, me qëllim mbajtjen e një rregjistri, і cili, në përputhje me ligjin ose akte nënligjore, siguron informacion për publikun, në përgjithësi.

3. Përjashtohen nga detyrimi për të njoftuar të dhënat personale që  përpunohen, me qëllim mbrojtjen e institucioneve kushtetuese, të interesave të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, interesave ekonomike ose financiare, ose për parandalimin e ndjekjen e veprave penale.

4. Rastet e tjera, për të cilat njoftimi nuk është i nevojshëm, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

  Neni 22
Përmbajtja e njoftimit

Njoftimi duhet të përmbajë:
a)  Emrin dhe adresën e kontrolluesit;
b)  Qëllimin e përpunimit të të dhënave personale;
c)  Kategoritë e subjekteve të të dhënave dhe kategoritë e të dhënave personale;
ç)  Marrësit dhe kategoritë e marrësve të të dhënave personale;
d)  Kategorinë e të dhënave personale, për të cilat kontrolluesi synon të kryejë  transferim
     ndërkombëtar;
dh) Një përshkrim të përgjithshëm të masave, për sigurinë e të dhënave personale.

Neni 23
Procedura e shqyrtimit 

Komisioneri shqyrton të gjitha njoftimet dhe kur njoftimi është i pamjaftueshëm, ai urdhëron kontrolluesin ta plotësojë brenda një afati të caktuar kohor.

Neni 24
Kontrolli paraprak

1. Autorizimi i komisionerit kërkohet për:
a) përpunimin e të dhënave sensitive, sipas shkronjës “c”, të pikës 2,   të nenit 7, të këtij ligji;
b) përpunimin e të dhënave personale, sipas pikës 1, të nenit 9, të këtij ligji.

2. Nëse përpunimi i të dhënave sipas pikës 1, të këtij neni, autorizohet nga një dispozitë ligjore nuk kërkohet autorizim nga komisioneri.

Neni 25
Fillimi i përpunimit

1. Përpunimi i të dhënave fillon pas njoftimit.

2. Përpunimi i të dhënave, për të cilat kërkohet autorizim, sipas pikës 1, të nenit 24, mund të fillojë vetëm pas marrjes së autorizimit.

Neni 26
Publikimi i përpunimeve

1. Për të dhënat, që kërkohet autorizim, merret vendim i veçantë dhe pasqyrohet në regjistrin, që administrohet nga komisioneri, i cili është i hapur për njohje për çdo person.

2. Regjistrimi duhet të përmbajë informacionin sipas nenit 22, të këtij ligji, përveç informacionit të përcaktuar në shkronjën “dh”, të nenit 22, i cili nuk publikohet.

3. Kontrolluesi i përjashtuar nga detyrimi për njoftim duhet të bëjë të disponueshme të paktën të dhënat për emrin dhe adresën, kategoritë e të dhënave personale, të përpunuara, qëllimet e përpunimeve, kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale, në një formë të përshtatshme te çdo person, sipas kërkesës së tij.

4. Ky nen nuk zbatohet për përpunime për mbajtjen e një regjistri, i cili, në përputhje me ligjin apo aktet nënligjore, siguron informacion për publikun, në përgjithësi.

KREU VII
SIGURIA E TË DHËNAVE PERSONALE

Neni 27
Masat për sigurinë e të dhënave personale

1. Kontrolluesi ose përpunuesi merr masa, organizative dhe teknike, të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i të dhënave bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.

2. Kontrolluesi merr këto masa të veçanta sigurie:
a) Përcakton funksionet ndërmjet njësive organizative dhe operatorëve, për përdorimin e të dhënave;
b) Përdorimi i të dhënave bëhet me urdhër të njësive organizative ose të operatorëve të autorizuar;
c) Udhëzon operatorët, pa përjashtim për detyrimet që kanë, në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë edhe rregulloret për sigurinë e të dhënave,
ç) Ndalon hyrjen në mjediset e kontrolluesit ose të përpunuesit të të dhënave të personave të paautorizuar;
d) Hyrja në të dhënat dhe programet të bëhet vetëm nga personat e autorizuar,
dh) Ndalon hyrjen në mjetet e arkivimit dhe përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar.
e) Vënia në punë e pajisjeve të përpunimit të të dhënave të bëhet vetëm me autorizim, dhe çdo mjet të sigurohet, me masa parandaluese ndaj vënies së autorizuar në punë;
ë) Regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transmetimet, etj.

3. Të dhënat e dokumentuara nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me qëllimin e grumbullimit. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim të ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për parandalimin ose ndjekjen e një vepre penale.
4.Dokumentacioni i të dhënave mbahet për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin është grumbulluar.
5. Niveli i sigurisë duhet të jetë i përshtatshëm me natyrën e përpunimit të të dhënave personale. Rregulla të hollësishme për sigurimin e  të dhënave përcaktohen me vendim të komisionerit.
6. Procedurat e administrimit të regjistrimit të të dhënave, e hedhjes të së dhënave, të përpunimit dhe nxjerrjes së tyre përcaktohen me vendim të komisionerit.

Neni 28
Konfidencialiteti i të dhënave

Kontrolluesit, përpunuesit dhe personat, që vihen në dijeni me të dhënat e përpunuara gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, detyrohen të ruajnë konfidencialitetin dhe besueshmërinë edhe  pas përfundimit të funksionit. Këto të dhëna nuk përhapen përveç rasteve të parashikuara me ligj.


KREU VIII
KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE


Neni  29
 Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale

1. Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale (në vijim thjesht komisioneri) është autoriteti përgjegjës, që mbikëqyr dhe monitoron, në përputhje me ligjin, mbrojtjen e të dhënave personale, duke respektuar e garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut .
2.  Komisioneri është person juridik publik dhe ka buxhet të veçantë, të cilin e administron vetë.
3.   Komisioneri është i pavarur në ushtrimin e detyrës.
4. Informacioni i siguruar nga komisioneri, gjatë ushtrimit të detyrës,  përdoret vetëm për qëllime mbikëqyrjeje, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Komisioneri është і detyruar të ruajë konfidencialitetin e të dhënave edhe pas mbarimit të detyrës.

Neni 30
Të drejtat

1. Komisioneri ka këto të drejta:
a) Kryen hetim administrativ dhe ka të drejtën e aksesit në përpunimet e të dhënave personale dhe të drejtë të mbledhë të gjithë informacionin e nevojshëm, për përmbushjen e detyrave  të mbikëqyrjes;
b) Urdhëron bllokimin, fshirjen, shkatërrimin ose pezullon përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale;
c) Jep udhëzime përpara se përpunimet të kryhen dhe siguron publikimin e tyre.

2. Komisioneri, në rast shkeljesh serioze, të përsëritura ose të qëllimshme, të ligjit nga një përpunues, veçanërisht në rastet e përsëritura të moszbatimit të rekomandimeve të tij, e denoncon publikisht ose e raporton çështjen në Kuvend dhe në Këshillin e Ministrave.

 Neni 31
 Përgjegjësitë

1. Komisioneri është përgjegjës për:
a) dhënien e mendimeve për aktet, ligjore dhe nënligjore, që kanë të bëjnë me të dhënat personale;
b) dhënien e autorizimit, në raste të veçanta, për përdorimin e të dhënave personale, për qëllime jo të përcaktuara në grumbullimin e tyre, duke respektuar parimet e nenit 5, të këtij ligji;
c) dhënien e autorizimit për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale, në përputhje me nenin 9,  të këtij ligji;
ç) nxjerrjen e udhëzimeve, ku të përcaktohet koha e mbajtjes të së dhënave personale, sipas qëllimit të tyre, në veprimtarinë e sektorëve të veçantë;
d) sigurimin e së drejtës së informimit dhe të ushtrimit të së drejtës së korrigjimit e të përditësimit të të dhënave;
dh) dhënien e autorizimit për përdorimin e të dhënave sensitive, në përputhje me shkronjën “c”,  të pikës 2, të nenit 7, të këtij ligji;
e) kontrollimin e përpunimit të të dhënave, në përputhje me ligjin, me kërkesë të një personi, kur një përpunim i tillë është i përjashtuar nga e drejta e informacionit, dhe të verë në dijeni personin se kontrolli është kryer, si dhe të verifikojë nëse procesi është i ligjshëm ose jo;
ë) zgjidhjen e ankimeve të çdo personi për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të tij, për përpunimet e të dhënave personale, dhe ta verë në dijeni atë për ecurinë;
f) nxjerrjen e udhëzimeve për marrjen e masave të sigurisë, në veprimtarinë e sektorëve të veçantë;
g)  kontrollin e zbatimit të gjobave;
gj) përgatitjen, në bashkëpunim, të kodeve të etikës;
h) publikimin dhe shpjegimin e të drejtave për mbrojtjen e të dhënave dhe publikimin periodikisht të veprimtarive të zhvilluara prej tij;
i) bashkëpunimin me autoritetet mbikëqyrëse për të dhënat personale të shteteve të huaja, për mbrojtjen e të drejtave të individëve rezidentë në këto shtete;
j) përfaqësimin e autoritetit mbikëqyrës në fushën e mbrojtjes të së dhënave personale në veprimtaritë, kombëtare dhe ndërkombëtare; 
k) ushtrimin e detyrave të tjera ligjore.

2. Komisioneri krijon një regjistër për dokumentimin e të gjitha njoftimeve dhe autorizimeve, që ai kryen në ushtrim të kompetencave të tij, në fushën e mbrojtjes të së dhënave personale.
3. Komisioneri paraqet raport vjetor përpara Kuvendit dhe raporton përpara tij sa herë i kërkohet. Gjithashtu, mund t'i kërkojë Kuvendit të dëgjohet për çështje, që ai i çmon të rëndësishme. 


Neni 32
 Detyrimi për bashkëpunim

1. Institucionet, publike dhe private, bashkëpunojnë me komisionerin, duke i siguruar të gjithë informacionin, që ai kërkon për përmbushjen e detyrave.

2. Komisioneri ka akses në sistemin e kompjuterave, në sistemet e arkivimit, që kryejnë përpunimin e të dhënave personale, dhe në të gjithë dokumentacionin, që lidhet me përpunimin dhe transferimin e tyre, për ushtrimin e të drejtave dhe të detyrave, që і janë ngarkuar me ligj.

Neni 33
Mandati

1. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme vetëm një herë.

2. Komisioneri gëzon pagën dhe përfitimet e ministrit.

Neni 34
Papajtueshmëria e funksionit

Funksioni i komisionerit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër shtetëror, me anëtarësimin në partitë politike dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, si dhe me çdo veprimtari tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies.

Neni  35
Kriteret për t’u zgjedhur

Komisioner mund të zgjidhet shtetasi shqiptar, që plotëson kushtet e mëposhtme:
a)  Ka arsim të lartë juridik;
b) Ka njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
c) Shquhet për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale;
ç) Ka vjetërsi pune, në profesionin e juristit, jo më pak se 10 vjet;
   d) Nuk është dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
  dh) Nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore.


Neni 36
Mbarimi i mandatit

1. Mandati i komisionerit mbaron para kohe kur:
a) dënohet nga gjykata me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
b) nuk paraqitet në detyrë për më shumë se 1 muaj;
c) jep dorëheqjen;
ç) deklarohet і paaftë, me vendim gjykate, të formës së prerë.

2. Komisioneri mund të shkarkohet nga Kuvendi:
a) për shkelje të dispozitave të këtij ligji apo akteve të tjera ligjore;
b) kur kryen veprimtari, që krijon konflikt interesash;
c) kur zbulohen raste të papajtueshmërisë së funksionit të tij.

3. Në rast se vendi i komisionerit mbetet vakant, Këshilli i Ministrave, brenda 15 ditëve, i propozon Kuvendit kandidaturën e re. Kuvendi zgjedh komisionerin brenda 15 ditëve nga paraqitja e kandidaturës.

Neni 37
Struktura


1. Kuvendi përcakton numrin dhe pagat e punonjësve të zyrës së komisionerit. Punonjësit e kësaj zyre gëzojnë statusin e nëpunësit civil.

2.  Struktura organizative e punonjësve të zyrës së komisionerit caktohet nga vetë komisioneri.

Neni 38
Buxheti

Komisioneri ka buxhetin e vet të pavarur, i cili financohet nga buxheti i shtetit dhe nga donacione të ndryshme.

   KREU IX
KODET E ETIKËS

Neni 39
Kodet e etikës

Komisioneri bashkëpunon për përgatitjen e kodeve të etikës, në zbatim të këtij ligji, duke patur parasysh veçoritë e sektorëve të ndryshëm.


KREU X
SANKSIONE ADMINISTRATIVE

 Neni 39 
Kundërvajtjet administrative

1. Rastet e përpunimit të të dhënave në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë,  si më poshtë  vijon:
a) Kontrolluesit, që përdorin të dhëna personale në kundërshtim me kreun II, “Përpunimi i të dhënave personale”, dënohen me 10 000 deri në 50 000 lekë;
b) Kontrolluesit, që nuk përmbushin detyrimin për të informuar, të përcaktuar në nenin 18, të këtij ligji, dënohen me 10 000 deri në  30 000 lekë;
d) Kontrolluesit, që nuk përmbushin detyrimin për të korrigjuar ose fshirë të dhënat, të përcaktuar në nenin 19, të këtij ligji, dënohen me   15 000 deri në 30 000 lekë;
ç) Përpunuesit, që nuk zbatojnë detyrimet e përcaktuara në nenin  20, të këtij ligji, dënohen me 10 000 deri në 30 000 lekë;
e) Kontrolluesit, që nuk përmbushin detyrimin për të njoftuar, sipas përcaktimit në nenin 21, të këtij ligji, dënohen me 10 000 deri në  50 000 lekë;
dh) Kontrolluesit ose përpunuesit, që nuk marrin masat e sigurisë të të dhënave, të përcaktuara në nenin 27, të këtij ligji, dënohen nga  10 000 deri në 15 000 lekë.

2. Personat juridikë, për kundërvajtjet e mësipërme, dënohen me dyfishin e gjobës, së përcaktuar në pikën 1, të këtij neni.
3. Maksimumi i gjobës dyfishohet në rastin kur veprohet në kundërshtim me pikën 2, të nenit 16, të këtij ligji, dhe kur të dhënat përpunohen pa autorizim, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 31.
4. Gjobat vendosen nga komisioneri, kur vërehet se janë shkelur detyrimet e përcaktuara në ligj.

Neni 40
Ankimi

Kundërvajtësi, brenda 10 ditëve nga dita e marrjes së njoftimit për vënien e gjobës mund të bëjë ankim në gjykatë, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile.

Neni 41
Ekzekutimi i gjobave

1. Gjobat paguhen nga kundërvajtësi jo më vonë se 30 ditë nga komunikimi i tyre.
Me kalimin e këtij afati, vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga zyra e përmbarimit, me kërkesë të komisionerit.
2. Gjobat arkëtohen në buxhetin e shtetit në përputhje me ligjet në fuqi, në masën 90 % , dhe 10 % e tyre kalon në buxhetin e zyrës së komisionerit. Komisioneri і administron vetë të ardhurat nga vjelja e gjobave,  që і kalojnë në buxhet.

KREU XI
DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 41
 Aktet nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 7, 8 e 21,  të këtij ligji.

Neni 42
Shfuqizime

Ligji nr.8517, datë 22.7.1999, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, shfuqizohet.

Neni 43
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYETARE


JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›