E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROG

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIM (FSHZH) DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PROGRAMI RURAL І FURNIZIMIT ME UJË”

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huasë, financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH) dhe KFW, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Programi rural і furnizimit me ujë”, me një kredi prej 7 500 000 ( shtatë milionë e pesëqind mijë) eurosh, dhe një grant, prej  1 000 000 (një milion) eurosh.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R І

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›