E Shtunë, 31 Tetor 2026

PROJEKTLIGJ PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9655 DATË 11.12.2006, “PËR AKADEMINË E SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ
PëR
DISA SHTESA Në LIGJIN NR. 9655 DATë 11.12.2006, “PëR AKADEMINë E SHKENCAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Pas pikës 4, të nenit 7, shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
“5. Akademikët e Asociouar të përfitojnë një shpërblim mujor në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Pas nenit 14 shtohet neni 14/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 14/1Raportimi i Akademisë së Shkencave
Akademia e Shkencave paraqet, brenda datës 15 dhjetor të çdo viti, informacion për veprimtarinë vjetore, pranë Këshillit të Ministrave/Kryeministrit.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI 10/02/2010

Votoni per projektligjin

PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›