PROTESTAT OSE DEMONI KUNDER DEMONIT
Një çështje e drejtë në duart e një lidershipi të gabuar është e destinuar të keqpërdoret si pretekst për një kauzë të padrejtë. Ky është problemi që shqetëson, ndërsa Edi Rama dhe lidershipi i PS-së që ai kryeson, bëjnë thirrje për protesta në mbrojtje të votës së lirë. Sepse është ky lidership që ka dalë me kohë kundër lirisë si sistem, kur bashkë me Berishën përqafoi formulën e një "dore të fortë", duke ndryshuar Kushtetutën e Republikës. Dhe duke dalë kundër sistemi të lirisë, Rama është investuar edhe kundër drejtësisë dhe pra, në thelb, edhe kundër votës së lirë. Sepse nuk është vota që mbron drejtësinë, por drejtësia që mbron votën.
***
Vota mund të jetë e lirë, por prej saj mund të dalin edhe gjëra të këqija. Eshtë e vërtetë se pa zgjedhje të lira nuk ka demokraci, por është po aq e vërtetë se jo pak herë zgjedhjet kanë pjellë edhe demonë si Hitleri. Jung, psikoanalisti i famshëm, thoshte se demonë si Hitleri nuk ishin zhdukur bashkë me të. Koha e provoi një gjë të tillë. Pas Hitlerit u shfaqën shumë tiranë, madje edhe mes atyre që kishin luftuar kundër Hitlerit. Demokracia mund të votojë edhe për liderët e Hamasit. Si mund të mbrohesh nga kjo racë lirivrasëse liderësh që mbijnë kohë pas kohe në gjirin e demokracisë dhe ngjiten në pushtet të mbështetur me vota? Eshtë vetëm sistemi i institucioneve lirimbrojtëse, sistemi i pushteteve të pavarura, i drejtësisë së pavarur, që mund t‘i pengojë këta demonë të bëjnë shumë dëm. Pikërisht kundër këtij sistemi të lirisë që korrekton edhe vullnetet masive dhe jo pak herë të verbra e të manipuluara të "popullit", është investuar edhe Edi Rama kur bëri konsensus me Berishën për Kushtetutën. Atëherë a ia vlen të shkohet pas këtij lidershipi kur ai thërret për protesta? Kushdo që do ta bënte një gjë të tillë sot do të zhgënjehej shumë shpejt nesër. Sepse do kuptonte që ka ushqyer demonin, që në vend të demokracisë ka mbështetur demo(n)kracinë! Në fakt, nuk është e para herë që shqiptarët ndodhen në situatën kur një lidership autoritarist u bën thirrje ta mbështesin duke u fshehur pas flamurit të një çështjeje të drejtë. E tillë qe situata edhe kur Berisha bënte thirrje për protestat "Nano ik!" duke i motivuar njerëzit kundër korrupsionit të qeverisë socialiste të Fatos Nanos. Në atë kohë e kam pranuar si të drejtë largimin e një qeverisjeje të korruptuar socialiste, por jo që të rikthehej në pushtet Berisha. Përse? Mos vallë për shkak të ndonjë ëndrre të keqe, sikundër akuzohemi? Jo, por se Berisha kish dhënë prova të një qeverisjeje autoritariste pleksur me korrupsion (piramidat financiare) dhe me pasoja tragjike për Shqipërinë. Autoritarizmi, pushteti gjithnjë e më absolut që e shoqëron atë, pjell pashmangshëm korruptim absolut. Ndaj shihej qartë se ata që protestonin kundër korrupsionit të Nanos nën flamurin e Berishës, do binin nga shiu në breshër. Tragjedia e Gërdecit, Rrëshen-Kalimashi dhe shumë afera korruptive që ndodhën nën qeverisjen e "duarve të pastra" e vërtetuan këtë. Qenia e Berishës në krye të një çështjeje të drejtë bëri që pushteti të kalojë nga korrupsioni në korrupsion edhe më tragjik. Me jo pak gjasa do të kish ndodhur krejt ndryshe, sikur në krye të protestave kundër qeverisë së korruptuar Nano, të kish qenë një udhëheqës tjetër, një lidership i dedikuar ndaj lirisë dhe drejtësisë. Sot do të kishim korrupsionin e qeverisë Nano të ndëshkuar, një qeverisje tjetër më pak të korruptuar dhe mbi të gjitha një sistem institucionesh të pavarura lirimbrojtëse që kontrollonin dhe balanconin qeverinë. Por a mund të dilte një lidership i ri në krye të PD-së kur Berisha e kishte mbytur demokracinë atje duke e kthyer partinë në një klan?
***
Ashtu si Berisha, edhe Edi Rama e ka nisur aksionin e tij pas disfatës së 28 qershorit, duke e mbytur demokracinë në PS. Ai dhunoi statutin që duhet të zbatohej si në rastin kur Fatos Nano i humbi zgjedhjet në korrik 2005. Rama refuzoi të dorëhiqet duke u justifikuar me vjedhjen e votave. Por, edhe zgjedhjet e 2005-s nuk kanë qenë pa vjedhje. Rama vetë e ka pranuar, që në atë kohë, se ato ishin pa standarde, e megjithatë kjo nuk e pengoi t‘i thotë Nanos ik! Eshtë evidente se Rama ka përdorur një standard të dyfishtë, i mbështetur nga shumica besnike jo ndaj ndonjë qëllimi, por ndaj liderit. Sot në PS kulti i liderit është i plotfuqishëm dhe shumica bolshevike rreth tij mposht çdo zë që përpiqet të kundërshtojë. Dhe tamam si Berisha dje, është Rama sot që bën thirrje të shkojmë pas tij në protesta për një çështje të drejtë si ajo e hapjes së kutive të votimit. Por është përsëri e qartë që sot, se kjo çështje e drejtë do të përdoret për të sjellë përsëri në krye të punëve një pushtet të padrejtë. Demoni do të zëvendësonte demonin. Kush e bën të sigurt një të keqe të tillë? Fakti që këta dy demonë të politikës, Rama dhe Berisha, kanë shkatërruar sistemin që mbron lirinë dhe drejtësinë, kanë shkatërruar sistemin që mbron edhe votën e lirë. Nëse ne do të kishim një sistem të tillë, PS-ja mund t‘i drejtohej pa frikë Gjykatës Kushtetuese dhe nëse ajo ka mbetur e lirë, nuk mund të mos shpallte të paligjshme moshapjen e kutive. Do vepronte sikundër veproi së fundi Gjykata Kushtetuese Italiane që hodhi poshtë ligjin që i jepte mbrojtje Kryeministrit Berluskoni nga hetimi për korrupsion. Por në Itali, ndryshe nga Shqipëria, politika me Berluskonët e saj, nuk ka arritur të kapë sistemin, nuk ka arritur të kapë drejtësinë.
***
Rama i di këto. Prandaj u drejtohet protestave (demokracisë) dhe jo drejtësisë, jo vetëm se nuk ka besim te drejtësia, por edhe se nuk e do drejtësinë. Jo rastësisht ka bashkëpunuar për dobësimin e drejtësisë. Prandaj, nesër në pushtet Rama do dhunonte në të njëjtën mënyrë votën si Berisha. Nuk është "Kasandra" që flet, por faktet. Sepse do gëzonte një pushtet absolut si Kryeministër i gjithëpushtetshëm dhe mbi të gjitha, nuk do të kish mbi kokë një drejtësi të pavarur. Çdo lider, çdo Kryeministër, sado qëllimmirë në fillim, nuk mund të mos tiranizohet me ato pushtete që Rama dhe Berisha i kanë falur këtij posti me shtrembërimet që i bënë Kushtetutës. Edhe engjëll të jetë një politikan, pushteti absolut do ta bëjë demon, do ta nënshtrojë dhe korruptojë për të nënshtruar dhe korruptuar më pas të tjerët. Dhe sot, a do guxonte Berisha të prekte votën duke dhunuar hapur ligjin, a do guxonte të dhunonte edhe transparencën për votën, nëse nuk do të ndihej mjaftueshmërisht i fuqishëm për ta ndërmarrë me sukses një poshtërsi të tillë? Mendoni se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor do kishin shkelur haptazi Kodin Zgjedhor duke mos hapur kutitë, nëse nuk do të ndodheshin nën presionin e një pushteti të mbifuqizuar, pra të demonizuar kryeministror? Po kush e fuqizoi kaq shumë Berishën sa t‘u dridhen leqet e këmbëve institucioneve dhe drejtësisë zgjedhore dhe jo zgjedhore? Ka një kryepërgjegjës dhe ky është Edi Rama që bëri pakt me Berishën për shtetin. Dhe e bëri jo se donte të fuqizonte Berishën, por sepse donte të bëhej i mbifuqishëm, dora vetë demoni, kur të vinte në pushtet. E dinte se mund ta arrinte pushtetin absolut vetëm duke fuqizuar postin e Kryeministrit, por harronte se Berisha ishte ende në pushtet. Sot Rama i vuan si një bumerang tërë këto kalkulime sa të gabuara aq edhe dinake pushteti, por që kanë qartësuar se liria dhe drejtësia nuk janë as qëllimi dhe as mjetet e tij. Prandaj themi se pa një lidership të ri të dedikuar ndaj lirisë, një lidershipi që të kërkojë rikthimin e sistemit duke rivendikuar Kushtetutën e vitit 1998 si vullnet i popullit i shprehur me referendum, çështja e drejtë e hapjes së kutive është e destinuar të keqpërdoret për një kauzë të padrejtë pushteti të padrejtë. Do jetë vetëm një kohë e humbur dhe burim zhgënjimesh të tjera. Sepse forcës udhëheqëse të kësaj çështjeje i mungon kauza e drejtësisë, kauza e lirisë. Dhe nuk profetizojmë, nuk jemi në ëndërr por në zhgjëndërr kur themi e shkruajmë kështu. Janë provat që denoncojnë projektin autokratik të Edi Ramës, është mbi të gjitha Kushtetuta e dhunuar. Në ëndërr janë pikërisht ata që nuk shohin se ndërsa bërtet për liri, demoni ka bashkëngulur dhëmbët në fibrat dhe eshtrat e sistemit. Ose shohin, por duan të na bëjnë të ndihemi si në ëndërr kur po na shqyejnë lirinë.