Protesta si fillimi i ringritjes
Fashat e reja që vari në sup Sali Berisha në disa qytete a fshatra të Kosovës, ku ende nuk ishte shpallur qytetar nderi, të kujtonin ato spektaklet me misse, që janë bërë modë qytet më qytet e lagje më lagje. Përveç anës qesharake, ky lloj spektakli me "liderin" e kombit, s‘ka si mos të flasë dhe për krizën e tij personale që kërkon të rrisë adrenalinën mes turmave, sa herë që institucionalisht ka udhëhequr një krizë. Sot Shqipëria ka një Parlament gati inekzistent, që mblidhet njëherë në javë si shkollë nate e kohës së komunizmit e që ngjan po aq shëmtuar sa dyshja Berisha-Meta kur ndodhen në të njëjtin vend.
Tani nuk ka më asnjë dyshim që opozita ka një axhendë të qartë në kokën e saj. Bojkoti gjithashtu ka një limit apo një kusht kryesor: Hapjen e kutive. Në fakt është një kusht që as ndërkombëtarët nuk e kundërshtojnë dot. Po edhe sikur ta kundërshtojnë, pesha e fjalës së tyre është gati e pavlerë në këtë moment, kur nuk kanë qenë në gjendje të formulojnë për së mbari një raport të kthjellët për zgjedhjet e 28 qershorit. Raport që shpreh më së miri edhe dilemën e tyre dhe që në fund të fundit reflekton një sindromë të njohur me ndërkombëtarët, që shpesh në vende si Shqipëria e kufizojnë rolin e tyre në thjesht justifikim rroge.
A është kushti i hapjes së kutive një kusht i tepruar, paradoksal dhe i parealizueshëm, apo është një kusht më se normal në një demokraci në bërje e sipër? Për të gjithë ata që e shohin bojkotin e opozitës si një rrugë pa krye, ose që u duket e paqartë sa larg do shkojë opozita me këtë bojkot, sot kanë një përgjigje: Deri në hapjen e kutive, edhe nëse kjo të zgjasë përtej zgjedhjeve lokale apo të ardhshme. Në fund të fundit, opozita sot nuk po kërkon ndryshim rezultati apo rokadë pushteti edhe sikur vota t‘i jetë vjedhur. Thjesht kërkon të dijë cili është rezultati real dhe nëse ai është deformuar, të ndëshkohen fajtorët dhe të fillojë të krijohet një klimë besimi mes palëve, që do shtronte rrugën për zgjedhjet e ardhshme. Hapja e kutive është një kusht sa elementar, aq dhe i realizueshëm dhe s‘ka pse të shqetësojë askënd. Përkundrazi, është një kusht që duhet të bashkonte të majtë e të djathtë, në bazë e në kupolë. Të gjithë do dilnin të fituar! Sepse të gjithë janë të interesuar të dinë të vërtetën, për një proces që nuk u mbyll ditën që u numërua vota e fundit në kuti, por u mbyll shpejt e shpejt kur Ilir Meta deklaroi se do të përdorte votat e tij të majta për koalicion me Berishën dhe bashkë do të krijonin qeverinë. Është e kuptueshme që frika e sotme e qeverisë me dy koka, është e njëjta frikë me atë të pas 28 qershorit. Po ky është momenti të lajnë mëkatet nëse kanë, ose të çlirohen publikisht nëse nuk kanë. Berisha duhet të ishte i pari i interesuar që kutitë të hapeshin. Në këtë mënyrë ai legjitimon qeverinë dhe kthen opozitën në Parlament. Gjithmonë nëse mendon se pushtetin e ka fituar dhe se vota u numërua siç u hodh.
Po kështu dhe Ilir Meta që u vetëpompua si opozita e vërtetë e Shqipërisë, duhet sot qoftë dhe për imazh, apo për zbutje me elektoratin e majtë, të cilit i përdori votën, të kërkojë hapjen e kutive. Aq më tepër po t‘i shtosh dhe faktin se LSI-ja është vetëshpallur e viktimizuar nga këto zgjedhje dhe ka folur për vjedhje. Ky është rasti të vendosë të drejtën e saj në vend dhe lë të ndëshkohen fajtorët, kushdo qofshin ata. Meta duhet të ishte i pari tjetër i interesuar pas Berishës që kutitë të hapeshin. Gjithmonë nëse mendon se duke u hapur kutitë nuk humb 4 postet dhe 20% në qeveri.
Sot në fakt nuk kemi asnjërin prej tyre të interesuar, por duken histerikisht të frikësuar deri në atë pikë sa nxjerrin Ristanin qesharak të na çudisë me afate për djegien e shpejtë të votave, se shtetit shqiptar i duhen kutitë plastike!
Por grupi më i interesuar për hapjen e kutive duhet të jetë grupi brenda PS-së, që kërkoi dhe ngriti valën e largimit të Edi Ramës. Ky grup rriskoi nga vetja dhe habiti elektoratin socialist, duke pohuar se Sali Berisha nuk i ka vjedhur zgjedhjet. Ja ku është rasti që teoria e tyre të provohet dhe jo vetëm kaq, por gjithë ajo lodhje dhe stërmundim i tyre mediatik duke kërkuar largimin e Ramës mund të bëhet realitet nëse nëpër kuti nuk janë votat që Rama beson. Ky grup, bashkë me një grup analistësh, që janë shprehur se Rama vjedhjen e zgjedhjeve po e përdor si alibi për të qëndruar në krye të PS-së, mendoj se janë ata që duhet të udhëheqin protestën e 10 tetorit dhe ata që duhet të ngrenë zërin deri në fund për hapjen e kutive. Madje, gjykuar nga këndvështrimi i tyre, Rama duhet të ishte i fundit i interesuar që kutitë të hapeshin.
Shkurt, frika, e pikërisht atyre që nuk duhet të kishin frikë nga hapja e kutive, përveç se i bën qesharakë dhe të dyshimtë, e bën dhe më të domosdoshëm këtë proces, që në fund të fundit do të ishte një shërbim shumë i madh për demokracinë dhe nuk do t‘i shërbejë vetëm opozitës.
Kam pothuaj 3 javë që kam ardhur nga Uashingtoni në Tiranë. Për mua, kryeqyteti amerikan, me simbol Shtëpinë e Bardhë, është edhe një qytet që simbolizon protestën, ose ndryshe demokracinë. Në Uashington protestohet për ikje dhe ardhje presidentësh, për ligje dhe nene kushtetuese, për shëndetësinë dhe arsimin, për varfërinë dhe pasurinë. Në Uashington nuk ka ditë mos të shohësh një grup që proteston, qofshin këta me veshje popullore tibetiane, apo me fytyra pak më të errëta nga Burkina Faso. Janë njerëz të të gjitha botëve, racave dhe problemeve. Janë ata që e kanë jetuar dhe shijuar demokracinë që kur kanë lindur, por dhe të tjerë që nuk kanë pasur të drejtën e protestës deri kur kanë mbërritur në SHBA. Sot ata protestojnë për bashkatdhetarët e tyre të lënë pas nën ndonjë diktaturë a dhunë. Në Uashington kurrë nuk ka rëndësi numri i protestuesve, por ka gjithmonë rëndësi për çfarë protestohet e sidomos ka rëndësi që protestohet.
Unë e prisja Tiranën të ndryshuar pas 10 vjetësh, dhe në mendje kisha më shumë demokraci dhe frymë. Në fakt, meqë ardhja ime përkoi me krijimin e qeverisë më të shëmtuar edhe vizualisht që ka parë ndonjëherë Shqipëria, Tiranën e kam gjetur gati pa frymë.
Tirana është një qytet ku dhe revoltën personale e shtrëngon nëpër dhëmbë, është një qytet ku shiten rrush e fiq në çdo cep dhe bie erë gështenjash të pjekura. Por përtej kësaj ti mendon që ka dhe një Tiranë mediatike, që s‘ka arsye ta ketë zënë era e gështenjave! Mendoje prapë! Në median shqiptare sot thuajse nuk pipëtin asgjë. Mediat e shumta të pushtetit vazhdojnë propagandën e tipit të Vjollca Vokshit në 1997-ën, për "liderin e kombit" Berishën dhe arterien e kombit, rrugën e Lul Bashës. Ato pak media opozitare (jo të majta largqoftë), duken se janë dilemuar sa s‘ka dhe të krijojnë përshtypjen e një dinozauri pa kokë që s‘di nga t‘ia mbajë. Madje lumturinë më të madhe e kanë kur brenda të majtës ka probleme. Nuk e kam idenë ç‘do bëjnë sikur Blushi të vendosë të shkruajë librin e tretë...
Mes këtyre dy dallimeve mes dy kryeqyteteve, Uashingtonit dhe Tiranës (të kuptohemi s‘kam pasur kurrë ndonjë iluzion barazie), e gjej protestën e 10 tetorit si një pikë shprese dhe ringjalljeje, si një fillim ringritjeje, fillimisht të vetëdijes qytetare, por më kryesorja motivimit të saj. Dhe jo vetëm kaq, por në kushtet kur Berisha pranohet apriori, nuk ka rëndësi sesi erdhi në pushtet, kur gjithashtu shëmtia morale që sjell me vete Meta sa herë kap ndonjë karrige merret si zotësi, është koha për t‘u shkundur dhe protesta e 10 tetorit është shkundja e duhur, që vjen në kohën e duhur dhe me qëllimin e duhur.