E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, tubime në 4 qytete të vendit

Në qytetin e Tiranës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Durrësit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, në drejtim të Sheshit tek “Muzeu Kombëtar” dhe më pas drejt rrugës së Durrësit nga ora 14:15 deri ne orën 15:20.
 

Në qytetin e Vlorës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 3500 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet Fier, Berat, Gjirokastër dhe Sarandë, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë aksit Skelë-Sheshi i Flamurit-Rruga e Re nga ora 14:00 deri ne orën 15:15.
 

Në qytetin e Lezhës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 600 protestuesve të ardhur edhe nga rrethet e Prefekturës Shkodër nga ora 14:10 deri ne orën 14:45.
 

Në qytetin e Korçës tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e rreth 2000 protestuesve të ardhur edhe nga Qarku i Elbasanit, duke lëvizur nga vend grumbullimet përgjatë Bulevardit Republika në drejtim të Sheshit “Ushtari i Panjohur” dhe “Teatrit të qytetit” nga ora 14:00 deri ne oren 14:50.
 

Nga strukturat e policisë së Shtetit u morën masa për garantimin e sigurisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimeve. Gjatë zhvillimit të tyre nuk është evidentuar asnjë ngjarje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›