E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis protesta e PS-së në Tiranë

Ka nisur protesta e opozitës në kryeqytet ndërsa në tre qytetet e tjera kjo protestë është drejt përfundimit.
 

Protesta ka bllokuar të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit pasi protestuesit e ardhur edhe nga qytetet përreth kryeqytetit po marshojnë në rrugët e Tiranës.

Protestuesit janë mbledhur në fillim tek sheshi pranë muzeut dhe janë duke marshuar  nga rruga e Durrësit drejt “Zogut të Zi”.

Këtë herë nuk ka pasur grumbullime para kryeministrisë apo fjalime politike dhe se protestuesit po ecin paqësisht nëpër rrugët e Tiranës.

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka qënë i pranishëm në protestën që është organizuar në kryeqytet ndërsa kryetari i asamblesë kombëtare të PS-së Gramoz Ruçi ka qënë i pranishëm në Vlorë.
 

Ndërsa në qytetin e Korçës kanë qënë deputetët e PS-së Pandeli Majko dhe Ben Blushi dhe në qytetin e Lezhës janë deputeti Gjovalin Kadeli.

Kjo është protesta e tretë e opozitës për këtë vit. Protesta e parë, e mbajtur më 21 janar, përfundoi me tre të vrarë e qindra të plagosur. Protesta e së premtes së shkuar ishte marshim homazh në nderim të tre të vrarëve në 21 janar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›