E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Afere me shitjen e kasave

Partia Socialiste akuzon qeverine se po ben biznes me pajisjen me kasa te tregtareve.

Ne nje deklarate per mediat deputetja socialiste Mimi Kodheli shprehet se afera ne kurriz te tregtareve do te zbardhet ndersa thekson se qeveria ne vendimin e saj per pajisjen me kasa nuk percakton cmimin.

Kompanine shiten kasat nga 450 ne 600 euro nderkohe qe ne vendet e Bashkimit Evropian shiten 100 deri ne 130 euro. Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave Ridvan Bode kane monopolin e tyre ne kete afere ndersa fitimi llogaritet ne 40 milione euro u shpreh Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›