Gjykata Administrative SHBA Miratoni ligjin ose rrezikoni ndihmat

TIRAN- Ambasada e SHBA-se ne Tirane kerkon nga politika shqiptare miratimin e Ligjit per Gjykaten Administrative ndryshe Shqiperise i rrezikohet vazhdimesia e ndihmave financiare nga qeveria amerikane.
Permes nje deklarate per mediat ambasada kerkon miratimin e ligjit brenda dates 30 shtator.
Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 30 shtator 2010 thuhet ne deklarate.
Sipas ambasades se SHBA-se ky ligj eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit - Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008.
Pikerisht per kete miratimi i ligjit eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike.
Projektligji ka mbetur pezull ne kuvend nga fillimi i vitit 2009. Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut thuhet ne deklarate ku shtohet se
ligji mbi Gjykatat Administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme.