E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Aksidentet, bilanc lufte

Tiranë, 26 shkurt, NOA Partia Socialiste e cilësoi sot shifrën e të vdekurve në aksidentet rrugore si një bilanc lufte. Në përgjigje të deklaratave të kryeministrit Berisha për sigurinë rrugore, deputeti i PS-së, Asllan Dogjani u shpreh se mazhoranca sotme nuk ka asnjë strategji për aksidentet.

Berisha sot luajti rolin e staticienit duke paraqitur shifra me mbi 300 të vdekur nga aksidentet rrugore, që aksidentet nga viti në vit kanë pësuar rritje, se rrugët vuajnë nga standardet e sigurisë, ndërsa nga ana tjetër nuk iu tregoi shqiptarëve ndonjë plan apo strategji konkrete dhe se çfarë masash do të marrë qeveria për parandalimin e aksidenteve dhe arritjen e standardeve që kërkohen, u shpreh Dogjani.

Ai u shpreh se qeveria nuk mund tua faturoj numrin e lartë të shifrave vetëm gjendjes së rrugëve. Sipas Dogjanit, pjesë e dështimit janë dhe emërimi i kuadrove pa përvojë në drejtimin e policisë rrugore.

I bën thirrje qeverisë që të marrë masa serioze dhe tu paraqesë një plan konkret shqiptarëve jo vetëm në letër por të zbatueshëm se çfarë do të bëjë për parandalimin e aksidenteve dhe uljen e numrit të tyre me qëllim që në analizat e ardhshme mos kemi të njëjtin bilanc lufte, u shpreh deputeti i PS-së, Asllan Dogjani.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›