Ministrat e Brendshëm të BE: Mbështetje Shqipërisë për vizat

Mbështetje të plotë për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë i kanë premtuar Ministrat Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Bashkimit Europian ministrit të brendshëm Lulëzim Basha në vizitën e tij një ditore në Bruksel. Kjo ka ardhur si rezultat i progresit të shpejtë që ka bërë Shqipëria ditët e fundit.
Ndërkohë që ministrat e BE-së vlerësuan reformat e bëra në drejtim të luftës kundër krimit dhe përafrimin e legjislacionit me Be-në. Eurodeputetja Tanja Fajon u shpreh se libelarizimi i vizave në Bosnje dhe në Shqipëri do të ndodhë së shpejti. Mjaft me optimizëm u shpreh dhe Zv.kryeministrja dhe Ministrja e ngarkuar me Politikat e Emigracionit dhe të Azilit të Belgjikës Znj. Joelle Milquet.
Basha u bëri të ditur përfaqësuesve të vendeve anëtare se Shqipëria lëshon tashmë për qytetarët e saj dokumenta identiteti të sigurisë më të lartë, sipas teknologjisë më moderne dhe standarteve më të larta të BE-së, zotëron një sistem modern të kontrollit kufitar, të unifikuar dhe të ndërlidhur me bazën e të dhënave të informacionit kriminal dhe me bazën e të dhënave të INTERPOL-it.