PS, Balla: Është e turpshme që Sali Berisha vazhdon të shtiret si varfanjak

Tiranë, 3 gusht NOA Publikimi i pasurive të qeveritarëve ka sjellë reagimin e deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili deklaroi se është e turpshme që Sali Berisha vazhdon të shtiret si varfanjak.
Këto ditë në sytë e qytetarëve shqiptarë u shfaqën pasuritë e supershtuara të qeveritarëve të dështuar.
Sali Berisha dhe shpura e tij kanë shtuar pasuritë e tyre marramendëse, ndërsa lëvizjet financiare nga llogaritë e majmura të familjarëve dhe të oborrit të tij e kalojnë disa fish buxhetin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet shqiptare të marra së bashku deklaroi Balla.
Është e turpshme se si Sali Berisha vazhdon të shtiret si një varfanjak, vazhdon të shtiret që jeton në një apartament të vjetër të periudhës komuniste e që gjoja mbahet vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, ndërkohë që gjithë qytetarët e Tiranës e dinë mirë ku banon kryeministri, në një apartament luksoz në një pallat luksoz. Me kë tallet Sali Berisha? Me kë tallet ky njeri që nuk ka më mandat për të qeverisur shqiptarët? shtoi me tej deputeti i PS-së, Taulant Balla.
Sipas Ballës, ajo që i karakterizon të gjithë këta hajdutë, është fakti që superpasuritë janë të regjistruara në emër të fëmijëve dhe bashkëshorteve.
Kështu kryeministri ka për bir ndërmjetësuesin, apo siç thuhet në gjuhën e përditshme, sekserin më të pasur në Shqipëri. Ky ka deklaruar se shumat e mëdha që ka në llogaritë e tij i ka fituar falë ndërmjetësimeve. Në vitin 2008, duke punuar si sekser, ai thotë se ka fituar 82.882 euro.
Bashkëshortja e zëvendës Kryeministrit është e vetmja grua që merr gjashtë rroga duke ndenjur në shtëpi.
Kjo bandë që mundohet të mbajë pushtetin, me para dhe vota të vjedhura, nuk e mori mandatin për të riqeverisur.
PS së bashku me të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi do ia shkurtojnë me çdo mjet demokratik ditët këtij pushteti ilegjitim, që pasurohet në kurriz të varfërisë së shqiptarëve përfundoi Balla.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")