E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit" ndërpret pushimet, një emision me Ben Blushin

Emisioni "Ora e Debatit" lë përgjysme pushimet dhe vjen jashtë radhe për shkak të zhvillimeve politike të nxehta të ditëve të fundit. Gazetari Alfred Peza ndonëse kishte deklaruar përfundimin e sezonit "Ora e Debatit", i nxitur nga profesionalizmi dhe informimi i publikut ka zgjedhur që të vijë përpara publikut me një emission jashtë radhe. Këtë herë pikërisht me një të ftuar i cili që pas zgjedhjeve është ndoshta një nga figurat më të përfolura në Partinë Socialiste, por edhe një nga personazhet më të kërkuar nga media. Bëhet fjalë pikërisht për Ben Blushin i cili ka zgjedhur emisionin "Ora e Debatit" që për herë të parë të shpallë platformën e tij për reformimin e të majtës shqiptare. Në këtë mënyrë, emisioni "Ora e Debatit" bëhet edhe një herë tjetër qëndra e deklaratave politike, aty ku për herë të parë publiku mund të njihet me zhvillimet e fundit, por edhe me të ardhmen e fatet politike të personaliteteve të rëndësishme në vend. Ky emision shënoi edhe një herë tjetër siglën e tij në pikënisje të zhvillimeve të rëndësishme të ditëve në vijim në partinë e vetme opozitare në vend, por edhe në politikën shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›