E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Bashkia e Kunatit po vjedh parate e Tiranes

Te tjera rreth shkrimit Bashkia padit Dalipin Si perfiton kunatii Bashes nga projektet Kreu i grupit te Keshilltareve Bashkiake te opozites Aldrin Dalipi denoncoi sot para medias abuzimet qe po behen ne bashkine e Tiranes.
Lulzim Basha vodhi votat hapur. Lulzim Basha tani po vjedh hapur Tiranen. Ai po vjedh hapur parate e cdo qytetari te Tiranes.
Bashkia e kryeqytetit cdo dite po kthehet nga kryetari i emeruar i saj ne nje vater dramatike te korrupsionit te familjes se tij.
Tashme kjo quhet me te drejte nga qytetaret dhe mediat bashkia e kunatit.

Qytetaret e ne fund po e shohin perdite se kush dhe pse i vodhi votat ne 8 maj. Edhe njehere shqiptaret duhet ta mesojne mire Kush vjedh votat do vetem te vjedhe.
Mediat prej disa ditesh kane bere publik fakte ku familjare te kryetarit te emeruar po perdorin taksat e qytetareve me nje skeme qe na ben te shohim qarte se po grabitemi nga pasuria jone e perbashket publike nga pasuria e qytetareve te Tiranes.
Nje kompani e familjareve te tij e krijuar vetem ne muajin nentor brenda po ketij muaji perfitoi miliona leke qe shkuan drejtperdrejte ne perfitim te xhepit te familjes se tij.

Fondet per dekorin e festes se pavaresise shkuan direkt ne kompanite private te familjes. Tiranes iu vodh edhe simboli i festes se pavaresise.
Miliona leke te tjera te nxjerra nga xhepat e qytetareve te Tiranes behen gati te shkojne ne xhepat e familjes se Bashes ne festat e fundvitit permes ngritjes se nje fshati ne qender te kryeqytetit ne rrugen Murat Toptani.
Te njejtat kompani te familjes Basha do te marrin serish fondet e kryeqytetit ku prania e sekserit kunat eshte gjithandej me email apo pa email fizikisht apo ne forma te tjera te hapura duke vene ne pozita presioni bizneset qe ndodhen ne veshtiresi financiare e nuk mund te paguajne per xhepat e Lulit apo kujtdo rreth tij.
Tiranes po i vidhen hapur taksat e qytetareve te saj

Eumlshte detyrim themelor transparenca per kedo ndryshe cdo ore cdo dite ata atje ne Bashkine e Kunatit vetem do grabisin e kjo nuk eshte ajo cka ne meritojme. Serish nuk do ngurojme te perdorim mekanizmin e drejtesise per shperdorim te detyres nga zyrtaret e bashkise sepse dhenia e nje trualli publik per interesa familjare eshte antiligjore konflikt i hapur interesi dhe korrupsion.
Faleminderit gazetave te pavarura qe guxojne per te verteten - tha Dalipi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›