E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-kreut te sindikatavei sekuestrohen 300 mije euro

Sektori i Kunder Pastrimit te Parave ne Departamentin Kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane dhe Njesine e Perbashket Hetimore Task-Force ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesore Tirane ne kuader te operacionit policor te koduar Sindikalisti me vendimi te gjykates sekuestruan pronat dhe llogarit bankare te shtetasit Valer Behar Xheka vjec 61 banues ne Tirane si dhe te familjareve te tij.

Jane arritur te sekuestrohen rreth 278.823 USD 98.045 Euro dhe 400.000 Leke te rinj. Po ashtu jane sekuestruar 3 ndertesa me siperfaqe 1.800 metra katrore dhe nje siperfaqe trualli 6909 metra katrore ne Tirane.

Nga nje hetim intensiv dhe profesional i Sektorit Kunder Pastrimit Parave ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Task-Force ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane ka rezultuar se shtetasi Valer Xheka gjate kohes qe drejtonte BSPSH-ne nepermjet Shperdorimit te Detyres Mashtrimit dhe Falsifikimit te Dokumenteve ka pervetesuar ne menyre te kunderligjshme ish shtypshkronjen 11 Shkurti tre ndertesa nje njekateshe nje dykateshe dhe nje trekateshe me siperfaqe 1.800 metra katrore dhe nje siperfaqe trualli 6909 metra katrore ne vendin e quajtur Kodra e Priftit Tirane te cilat ishin prona te BSPSH-se.

Nga Sektori kunder Pastrimit Parave ne Departamentin Kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine vazhdon puna dhe po kryhen hetime mbi gjithe aktivitetin e tij kriminal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›