PS: Berisha dështoi me turizmin. Pastrimi i mbetjeve, prioriteti ynë
Tiranë- Partia Socialiste ka deklaruar sot se qeveria ka dështuar me premtimet për turizmin, pasi sipas saj niveli i ndotjes në shumë zona turistike është mjaft i lartë.
Në një deklaratë për mediat deputeti Besnik Baraj, u shpreh se kur PS-ja të vijë në pushtet do të ndërtojë Inspektoriatin Kombëtar të Pastrimit, duke shtuar se në të gjithë vendin do të merren masa për eleminimin e mbetjeve.
Kryeministri Berisha dështoi me turizmin. Shqipëria nuk ka asnjë strategji të përfshirjes së mjedisit si komponent themelor për turizmin. Jemi vendi unikal ku mungon zhvillimi i qëndrueshëm. Në vitin 2005 u premtua se deri në fund të mandatit të parë, pra deri në 2009-ën, do të trajtoheshin të gjitha ujrat e zeza. Kemi vetëm një impiant për ujrat e zeza,- tha Baraj.
Më tej ai u shpreh se lëshimi i ujrave të zeza në det ka sjellë një dëm kolosal për zhvillimin e turizmit në vend, ndërsa shtoi se dëmi është akoma edhe më i madh tek banorët e zonave, sepse mund të preken nga shumllojshmëri sëmundjesh.
Territori është i gjithi i mbular nga plehrat, nuk ka barë asgjë për ta apstruar.
110 km rrugë rezultojnë me probleme ndotje. Qeset plastike po zënë vendin e luleve në rrugë,- tha ai.
Është thelluar dëmtimi i mbulesës bimore dhe divesriteti. Ambienti është kthyer në një mall për pushtetin. Si pasojë e prerjes së pyjeve kemi erozionin më të madh në Evropë,- vijoi deputeti.
Në përfundim ai u shpreh se pas 23 qershorit situata do të ndryshojë tërësisht. Qeveria socialist do të bëjë më shumë punë për turizmin dhe mbrojtjen e mjedisit duke zhvilluar aksione të ndryshme për pastrimin e plehrave.