E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër shqiptarë rekord arrestimesh, në pranga 12 herë për vjedhje

supermarketGreqi- Katër shqiptarë në Greqi kanë vendosur një rekord sa i përket arrestimeve, pasi kanë përfunduar 12 herë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për tre gra 55 dhe 56-vjeçare si dhe për një burrë 56-vjeçar. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje në supermarkete të ndryshme të vendit dhe më pas këto produkte i shisnin në dyqanin e tyre.

Ata u kapën në flagrancë gjatë një vjedhje në një supermarket në Kalitheas, ndërsa pas kontrolleve në banesa u zbuluan një sërë produktesh ushqimore të vjedhura që kushtoin në total më shumë se 30 mijë euro. Nga hetimet e policia ka rezultaur se ata të ardhurat i depozitoni në banka në Shqipëri dhe shumat në llogaritë e tyre shkojnë më shumë se 10 mijë euro.

Vjedhjet kryeshin nga dy gra dhe më pas produktet transportoheshin në Shqipëri, ku dhe tregëtoheshin. Të katër personat janë të njohur për autoritetet greke, pasi janë arrestuar në total 12 herë për vjedhje në dyqane dhe supermarkete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›