PS Berisha drejton regjimin e fundit ne Europe

Shega Ligori
Tirane 19 shkurt NOA -Partia Socialiste e ka vleresuar demonstraten e djeshme si mesazhin me te madh qe qytetaret i kane dhene kryeministrit Sali Berisha. Ne nje deklarate per mediat deputetja e PS-se Shega Ligori e cilesoi mazhorancen aktuale si nje regjim korrupsioni qe eshte i fundit ne Europe dhe duhet te largohet. Sali Berisha drejton sot te fundit regjim ne Europen demokratike qe vret per te vazhduar te vjedhe por edhe ai i verbuar nga etja per pushtet e ethet e korrupsionit duhet ta kuptoje se regjimit te tij po i afron fundi. Regjimit te Saliut po i afron fundi e nga ky fund Sali Berisha nuk mund te mbrohet nga ministri i tij i brendshem dy here ne kerkim per vjedhje e per vrasje tha sot ne nje deklarate per mediat Ligori. Deputetja e PS-se u shpreh se kreu i qeverise duhet te degjoje nje here ne jeten e tij zerin e popullit qe i kerkon largimin. Sali Berisha ben mire ta degjoje nje here te vetme ne karrieren e tij zerin e popullit e te kuptoje se pushteti nuk mbahet as duke vjedhur vota e pasuri e as duke vrare popullin qe ngre zerin e proteston kunder korrupsionit varferise papunesise e pamundesise tha Ligori. Ajo ka theksuar se demonstratat do te vazhdojne dhe jo vetem nga PS-ja por nga gjithe populli. Nese ka sy per te pare e veshe per te degjuar Saliu duhet ta kuptoje se demonstrata e djeshme dhe te gjitha demonstratat qe do te pasojne perdite e perjave nuk jane protesta te Partise Socialiste por shprehja e indinjates se nje populli te ardhmen e te cilit e ka marre peng regjimi i kusarise e matrapazllekut tha ajo. Ligori shtoi se 200 mije shqiptare ngriten dje zerin kunder regjimit te kusarise e matrapazeve qe qendron i strukur pas armeve te Gardes Republikane. Ajo shtoi se qytetaret nuk e pranojne me kete qeveri e kete regjim i cili nuk qeveris por sundon me vota te vjedhura duke vjedhur gjithkend e gjithcka e duke vrare pasketaj per te vazhduar te vjedhe. Ligori theksoi se mazhoranca nuk ka me legjitimitet per te drejtuar qytetaret e vendit. Nuk mund te mbrohet duke perdorur Lulin si vegel per te vrare shqiptaret qe protestojne jo per pushtet por per pune e mundesi. Regjimit te Saliut po i vjen fundi sepse shqiptaret nuk mund te pranojne me korrupsionin kusarine e matrapazllekun e oborrit te Sali Berishes. 700 mije euro ryshfet jepte zevendesi i Saliu me nje te rene te lapsit per nje licence. Me shume se cmund te fitoje nje familje shqiptare me punen e ndershme te nje jete te tere tha Ligori. a.k/NOA
Lajme te ngjashmePE Severin Ato qe spranuam ne Egjipt e Tunizi si pranojme as ne ShqiperiPS Berisha flet si ne kooperativen me te deshtuarBerisha Populli po me kerkon te ndeshkohet autoriDoris Pack Demonstrata Kjo nuk eshte politikeRevoltat shperthejne dhe ne Afrike LidhjeBerisha demonstrata Ligori Qeveria regjimi