E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligori: 200 mijë shqiptarë ngritën zërin kundër këtij regjimi


Deputetja e PS-së Shegushe Ligori, ashtu sikurse dhe deputetët e tjerë opozitarë, ngriti zërin ndaj këtij regjimi duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Sali Berisha i cili, sipas saj, po drejton regjimin e fundit në Europë.

Ndërkaq, Ligori ashtu sikurse dhe Besnik Bare deklaroi se në demostratën e djeshme, 200 mijë mbështetës e simpatizantë dolën në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për nder të kater viktimave të 21 janarit.

Deputetja e PS-së, në një konferencë për shtyp iu drejtua qytetarëve që të rezistojnë në funksion të përmbushjes së kauzës për transparencën e plotë të zgjedhjeve, dhe duke e cilësuar aksionin politik të opozitës si betejë të madhe për aspirata të mëdha.
 

“Dje mijëra shqiptarë ishin kundër qeverisë. Berisha duhet të kuptojë se regjimit te tij po i vjen fundi. Berisha duhet të dëgjojë zërin e popullit. Pushteti nuk mbahet duke vjedhur votat. Dje, 200 mijë shqiptarë ngritën zërin kundër regjimit” deklaroi Ligori.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›