E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Berisha fsheh te ardhurat

Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Taulant Balla nisi bërjen publike të asaj që e quan transparencë të pasurive të zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha. Serinë e denoncimeve PS e nisi me kryeministrin Sali Berisha.

"Ajo që bie menjëherë në sy është mungesa e seriozitetit nga ana e shtetasit Sali Ramë Berisha në deklarimin zyrtar të pasurisë.Kështu, Sali Berisha deklaron një shumë 720 si përfitim nga dieta për udhëtimet jashtë vendit të Kryeministrit. Por mbetet mister nëse shuma prej 720 është në lekë, në Euro, dollarë apo ndonjë monedhë tjetër.Kryeministri i vendit, edhe pse Inspektorati i kërkon transparencë të plotë në deklarimin e pasurisë, nuk është korrekt edhe në gjënë më të thjeshtë, përfitimin e tij nga dietat shtetërore. Më tej akoma, totalit të përfitimeve dhe kursimeve prej 76 milionë lekësh, në këto kohë krize ekonomikë, papunësie dhe varfërie, Kryeministri i vendit i shton edhe plot 10 milionë lekë CASH, të ardhura, me shkrim dore, pa asnjë sqarim të hollësishëm  se si është siguruar kjo e ardhur", tha Balla.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›