PS: Berisha po e kthen SHISH, ne sherbim teresisht politik
Partia Socialiste vleresoi dje se me ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror, ky institucion kthehet ne sherbim politik. Deklarata erdhi nga deputeti i kesaj partie, Piro Lutaj, i cii thekoi se "drafti i ri per ndryshimet ne ligjin per SHISH kufizon kete institucion te veproje ne liri dhe vihet ne dispozicion te kryeministrit". Ne nje prononcim per mediat, zyrtari socialist tha se "me ndryshimet ne ligj SHISH kthehet ne sherbim politik dhe vihet ne kontroll te kryeministrit". Sipas tij, "tendenca e ndryshimit te ligjit pa u konsultuar me Presidentin, do te filloje te degjeneroje kete sherbim duke shtuar se shpreson qe te kete reagime nga institucione te ndryshme te vendit, pasi keto ndryshime cenojne rende te drejtat e njeriut". Ai nenvizoi se opozita do te kundershtoje fort ndryshimet e bera ne kete ligj dhe do te jete e palekundur pasi keto ndryshime cenojne rende kete institucion. Ndersa deputeti tjeter socialist e shikon projektligjin e ri per SHISH si nje manover te kryeministrit Berisha, per ta zaptuar ate duke kontrolluar ne kete menyre, prova qe ky institucion disponon per ngjarje te renda te ndodhura ne Shqiperi. "Kryeministri nuk mund te toleroje kete fakt, qe t'i filtroje informacioni deri ne mediat, ndaj natyrisht kerkon kontroll te plote mbi te gjitha informacionet qe vijne ne institucione te rendesise se vecante, qe nuk jane ne sherbim te Berishes dhe qeverise se tij, por te shtetit shqiptar", u shpreh zyrtari socialist. D.D