E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të faktojë akuzat ndaj Ramës

Pas deklaratës së Ferdinand Ponit se këshilltarët bashkiake do kërkojnë shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, ka reaguar PS-ja. Në deklaratën e selisë rozë thuhet se Poni është i kapur mat nga kutitë e mbyllura. "Poni i listave të kutive të mbyllura kërkon shkarkimin e Ramës si kryetar bashkie me akuzat që Edi Rama i ka çuar në gjykatë e prokurori", tha zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj. Imeraj theksoi se duke qenë se ngrihen akuza ndaj Ramës, kryeminstri Berisha duhet t'i faktojë ato. "Le të bëhet burrë e t'i faktojë ato akuza të turpshme për çdokënd, jo më për një kryeministër"- tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›