PS: Rumania, një paralele që tregon shumë
Ne nje deklarate te deputetit te PS, Taulant Balla thuhet:
'Bota demokratike ofroi këto ditë edhe një shembull tjetër të rëndësisë që ka transparenca e proceseve zgjedhore për legjitimitetin e insitucioneve që burojnë nga vota e lirë.
Në Rumani, filloi procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të votave dhe bëhet fjalë për një vend ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 milionë votues dhe ku ka patur 140 mijë vota të pavlefshme. Pak rëndësi ka nëse nga rinumërimi do të ndryshojë apo nuk do të ndryshojë rezultati përfundimtar, e rëndësishme është që nga ky proces fiton demokracia, fitojnë qytetarët. - thote deklarata
Ja pra një shembull tjetër dhe konkret që në demokraci hapja e kutive është një element themelor që garanton transprencën dhe legjitimitetin e institucioneve.
Sali Berisha bën sikur nuk kupton se hapja e kutive është një imperativë e demokracisë dhe për asnjë moment nuk mund të bllokohet e drejta për hapjen e kutive.
Shembulli që vjen nga Rumania, një vend anëtar i Bashkimit Europian, konfirmon qartë se kërkesa e Partisë Socialiste dhe e opozitës në tërësi, është një kërkesë legjitime që gjen paralele në shumë demokraci europiane dhe botërore. - perfundon deklarata