PS: Berisha të japë sqarime ndaj aferave të Vokshit
Deputeti i opozitës, Eduard Shalsi paraqiti sot para mediave fakte të tjera, mbi atë që ai e quajti "afera korruptive Vokshi". Sipas tij, këto dokumente hedhin hije të rënda dyshimi mbi heshtjen e zgjatur të kryeministrit Berisha në lidhje me konfliktin e interesit dhe aferat e korrupsionit që ka ngritur opozita për Albana Vokshin.
"Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e publikut biznesin 'Vision Construction sh.p.k'., kompani në bashkëpronësi te zotit Tartari dhe të z. Rrahman Selmanllari, i njohur ndryshe si miku i ngushtë i djalit të Berishës, i cili rezulton të jetë aksioner tjetër i kësaj kompanie", deklaroi deputeti Shalsi.
Partia Socialiste ka artikuluar javët e fundit një sërë akuzash ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, duke e akuzuar atë se në mënyrë korruptive dhe në konflikt të pastër interesi, ka favorizuar kompaninë e biznesit ku bashkëshorti i saj gëzon një pjesë të mirë të aksioneve.