E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi, 1 i vdekur e 120 të plagour nga aksidenti ajror

Lajmi u bë publik nga shërbimet rajonale, të cilat sqaruan se avioni u godit nga një rrufe. “Avioni ‘Boeing 737-300’ i kompanisë ajrore ‘Aires’ që po fluturonte mes Bogotas dhe San Andres u godit nga një rrufe gjatë uljes në aeroportin e ishullit San Andres”, theksoi policia kombëtare.

“Aksidenti shkaktoi një të vdekur dhe më shumë se 120 të plagosur, mes të cilëve edhe dy fëmijë të plagosur rëndë”, deklaroi për radio Bogota koloneli Ronald Tascon, drejtor i operacioneve të aviacionit civil kolumbian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›