PS: Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për tu tallur ndryshe nisim protestat

Deputetja
Olta Xhaçka përgënjeshtron Rusmajlin për nocionin krizë në rezolutën e KiE
Si nisi debati: Rezoluta e
KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë
Tiranë,
30 Janar NOA Partia Socialiste deklaroi sot se përgënjeshtronte thëniet e pak
orëve më parë të PD përmes Ilir Rusmajlit se nocioni krizë politike në Shqipëri,
nuk ishte marrë në konsideratë nga Këshilli i Evropës.
Olta Xhaçka, deputete e PS tha se Rusmajli doli
për të na treguar se Këshilli i Evropës spaska folur për krizë kur ka shkruar
në rezolutë se Shqipëria është në krizë, duke kërkuar që Berisha të mos nxjerrë
më gjuhën përmes burrash pa gojë e fytyrë për tu tallur me shqiptarët, po të
ulet pa humbur kohë në tryezën e presidentit për të dialoguar e hapur kutitë ku
janë dhe rrënjët e krizës që po mbyt shqiptarët.
Në këtë pikë ka ardhur dhe paralajmërimi kërcënues
nga Xhaëka: Në të kundërt, vetëm protesta do të kemi deri në largimin e kësaj
qeverie që ka grabitur zgjedhjet për të grabitur gjithë Shqipërinë.
e.r/NOA