Rezoluta e KiE, Rusmajli: Ju tregoj Amendamentin e pestë

Më shumë mbi argumentin:
PS:
Berisha të mos nxjerrë më gjuhën për tu tallur ndryshe nisim protestat
Tiranë, 30 Janar NOA/Eglantina Nasi - Në emër
të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ilir
Rusmajli shprehu sot në një dalje për mediat, vlerësimin për rezolutën më të fundit
të miratuar në Asamble, lidhur me funksionin e institucioneve demokratike në
Shqipëri.
Rusmajli tha se kjo rezolutë është një
dokument shumë i rëndësishëm dhe një kontribut shumë i çmuar, për demokracinë
në vendin tonë.
Ndaj sugjeroi se si i tillë duhet parë dhe
duhet vlerësuar nga klasa politike shqiptare, sepse jep disa mesazhe shume të
rëndësishme për themelet e shtetit të demokracisë dhe të shtetit ligjor në Shqipëri.
Si delegacion shqiptar, - tha Rusmajli, - ne
patëm mundësi që të japim një kontribut të çmuar në forcimin e mesazhit të
kësaj rezolute nëpërmjet një numri të rëndësishëm përmirësimesh që propozuam
dhe na u mbështetën në Asamblenë Parlamentare.
Ai detajoi se kësaj rezolute tekst draft-rezolute
gjatë diskutimit dhe shqyrtimit në Asamblenë Parlamentare iu shtuan dhe shtatë
nene si përmirësime të ndjeshme, përmirësime të cilat theksojnë fort që
Shqipëria pavarësisht bojkotit, nuk ka krizë të institucioneve, e po ashtu nuk
ka bllokim të proceseve tona integruese.
Rusmajli ka evidentuar në mënyrë të veçantë
amendamentin më thelbësor siç tha ai, në këtë rezolutë: Amendamentin tonë
numër 5 që lidhet me nenin 7 të rezolutës, i cili largon çdo lloj mundësie për keqpërdorim
të mesazheve që na vinë nga komuniteti ndërkombëtar, sepse ky amendament dhe ky
nen i rezolutës i thotë politikës në Shqipëri respektoni shtetin ligjor, respektoni
rregullat e lojës, respektoni kushtetutën, kuadrin ligjor dhe vendimet e Gjykatës
Kushtetuese sa herë do të kërkoni nëpërmjet lëvizjeve tuaja politike, p.sh.
Komisione hetimore apo lëvizje të tjera të ngjashme.
Rusmajli tha se komision hetimor për zgjedhjet
në Shqipëri do të thotë në mënyrë përfundimtare komision që respekton kuadrin
ligjor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Këtë mesazh ka dhënë Asambleja Parlamentare e Këshillit
të Evropës nëpërmjet rezolutës së vet dhe ky mesazh është shumë i rëndësishëm,
- theksoi Rusmajli.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të
kihet në vëmendje fakti që ky amendament pati një mbështetje të madhe, veçanërisht
të fortë nga asambleja parlamentare, gjatë shqyrtimit dhe debatit që iu bë
kësaj rezolute.
Ndërsa duke folur për debatin që u zhvillua në
Asamble, Rusmjali tha se solli mesazhe jashtëzakonisht të rëndësishme:
Në debatin në asamble kryetaret e grupeve parlamentare
tët të gjithë spektrit politik evropian patën të përbashkët një fjali të rëndësishme,
fjali kundër bojkotit të parlamentit, e cila ka ardhur në të gjitha deklarimet
e diskutantëve që janë shprehur atje, por edhe një gjë më shumë nga asnjë nga
diskutantët ose ndryshe nga të gjithë diskutantët u pohua fort fakti që nuk
mund të ketë dyshime për faktin se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira dhe të
ndershme.
Sipas Rusmajlit, u pohua fort ky fakt se nuk
mund Asambleja parlamentare dhe askush tjetër të hedhë me çfarëdo lloj manovre
konkluzionet e rëndësishme që ne na kanë ardhur nga vlerësimi që i ka bërë
OSBE/OHDIR në raportin e vet përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri.
Për zyrtarin e PD, këto janë mesazhe dhe
konfirmime që vinë dhe nga Evropa dhe nuk mund të errësohen nga asnjë lloj
manovre keqdashëse që mund të lëvizë brenda vorbullës politikës shqiptare.
e.n/e.r/NOA