E Diel, 1 Nëntor 2026

PS-Berishës: Ke në duar fatin e kutive, "Jo" festime të parakohshme

Duke e ngarkuar kryeministrin si përgjegjësin e vetëm të mbarëvajtjes së transportit të kutive të votimit, zëdhënësja e PS, Armela Imeraj nga selia rozë i ka bërë thirrje Berishës që të mos dalë në konkluzione të parakohshme për fitorenTIRANE-Partia Socialiste (PS) i kërkoi publikisht kryeministrit Sali Berisha të mos nxisë festime të parakohshme fitoreje. Duke e ngarkuar kryeministrin si përgjegjësin e vetëm të mbarëvajtjes së transportit të kutive të votimit, zëdhënësja e PS, Armela Imeraj nga selia rozë i ka bërë thirrje Berishës që të mos dalë në konkluzione të parakohshme për fitoren.
“Berisha të mos nxise festime të parakohshme të cilat cenojne rëndë procesin zgjedhor. Berisha është në të dielën e fudnit të mandatit të tij qeverisës”.
Zëdhënësja e PS ka ripërsëritur thirrjen ndaj qytetarëve, “votoni. Bëni histori me votën tuaj. Kush nuk ka votuar të shkojë e të bëhet pjesë e kësaj ngjarje historike”.
Imeraj përsëriti gjtihashtu numrin e vënë në dispozicion nga PS për cdo ankesë nga ana e qytetarëve për procesin e votimit. “044 80 10 50 eshte numri ku do te denonconi cdo kercenim dhe presion. Në këtë numër telefoni denonconi pa ngurrim çdo presion e kërcënim njerëzish me pushtet që synojnë marrjen me pahir të votës së mësuesve, nënpunësve, mjekëve, njerëzve në ndihmë ekonomike. Kjo është dita e qytetarëve dhe e një fitoreje historike për Shqipërinë”, u shpreh Imeraj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›